Ndërlidhjet

Themeluesi i Amazonit do të udhëtojë në hapësirë


Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos.
Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos.

Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, do të fluturojë muajin e ardhshëm në hapësirë, bashkë me vëllain e tij.

Fluturimi do të jetë i pari i njerëzve, i realizuar nga kompania e tij e hapësirës, Blue Origin.

Në një postim në Instagram, Bezos tha se fluturimi në hapësirë është diçka që ai ka dashur ta bëjë “gjithë jetën”.

“Më 20 korrik, do ta bëj udhëtimin me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë”, tha Bezos.

Shefi i Amazonit - kompanisë së shitjeve online - është një nga njerëzit më të pasur në botë.

Sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e tij neto kap vlerën e 186.2 miliardë dollarëve.

Blue Origin do të nxjerrë në ankand edhe një vend në kapsulë, për dikë që dëshiron t’i bashkohet fluturimit të dy vëllezërve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG