Pritjet në trafik që janë kthyer në përditshmëri
Të presësh në kolona në Prishtinë apo edhe në qytete të tjera, sikurse Fushë-Kosova, është kthyer në përditshmëri për qytetarët. Problemi i trafikut të rënduar është që një kohë të gjatë dhe pavarësisht premtimeve të autoriteteve, ai ende nuk është zgjidhur. Radio Evropa e Lirë ka realizuar këto fotografi më 13 dhe 14 shkurt të trafikut të rënduar në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.
13
Kryetari Përparim Rama ka përsëritur vazhdimisht se ndërtimi i unazës së jashtme të qytetit do të lehtësonte trafikun.
14
Kolonat në hyrje-daljet e Prishtinës tashmë janë bërë përditshmëri.
15
Por, derisa të mos ketë një zgjidhje për problemin e trafikut, qytetarët ndoshta duhet të marrin për bazë sugjerimin që Përparim Rama bëri në tetor të vitit 2024, kur tha se nëse bllokoheni në trafik, dëgjoni muzikë, bisedoni me dikë apo lexoni ndonjë libër.