Trazira në Francë pas vrasjes së 17-vjeçarit
Autoritetet franceze kanë thënë se së paku 150 persona janë arrestuar në natën e dytë të trazirave në Francë, që u nxitën pas vrasjes së adoleshentit Nael M. nga policia. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Mbeturinat shihen në një rrugë pas përleshjeve mes të rinjve dhe policisë, në protestat pas vdekjes së adoleshentit 17-vjeçar, i cili u vra nga një oficer policie gjatë një ndalimi trafiku, në Nanterre, periferia e Parisit, Francë, 28 qershor 2023.
10
Përveç në Paris, përleshje mes policisë dhe protestuesve të mërkurën mbrëma ka pasur edhe në Tuluz, Lion dhe Dizhon.