Në Kazakistan dërgohen trupa ruse për ta "stabilizuar" situatën

Forcat kazake gjatë protestave në Almati më 6 janar 2022.
Trazirat në Kazakistan vazhdojnë të përshkallëzohen edhe të enjten, pasi dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri afër sheshit kryesor në Almati, pas pozicionimit të trupave të aleancës së drejtuar nga Rusia, me qëllim të shuarjes së protestave dhe mbrojtjes së ndërtesave.
Në disa raportime të pakonfirmuara janë përmendur edhe viktima, si pasojë e incidentit në Almati, dhe është thënë se makinat ushtarake janë duke lëvizur në qytet.
Trupat e para të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), kanë nisur të operojnë në Kazakistan në orët e para të 6 janarit, ndërkohë që ka shpërthyer një valë e pashembullt e protestave.
CSTO, me bazë në Moskë, përbën një aleancë ushtarake të disa shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik.
Agjencia e lajmeve, Ria Novosti, ka thënë më 6 janar se forcat paqeruajtëse kanë hyrë në këtë shtet të Azisë Qendrore.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, ka raportuar po ashtu për këtë gjë.
Policia e Kazakistanit ka thënë se disa protestues janë “eliminuar” gjatë natës në qytetin më të madh të shtetit, Almati, kur ata kanë tentuar të hyjnë nëpër ndërtesa administrative, ndërkohë janë përshkallëzuar trazirat kombëtare.
Zëdhënësi i Policisë, Saltanat Azirbek, është cituar të ketë thënë sipas agjencive ruse të lajmeve se vdekjet kanë ndodhur “kur forcat ekstremiste kanë tentuar të sulmojnë ndërtesat administrative, departamentin policor në Almati dhe komisariatin e policisë lokale”.
Televizioni shtetëror ka thënë se 12 zyrtarë policorë kanë vdekur gjatë natës në Almati dhe 353 të tjerë janë plagosur.
Kjo deklaratë është lëshuar ndërkohë që trupat ushtarake kanë nisur të lëvizin nëpër Almati, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.
Trupat kanë arritur në këmbë dhe pajisje të armatosura, ka thënë agjencia, duke cituar një dëshmitar, i cili ka thënë se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Ende nuk dihet nëse trupat në Almati janë pjesë e forcës së CSTO-s.
Protesta vdekjeprurëse në Kazakistan
1/15Trupat ajrore ruse duke hipur në një aeroplan transportues për t'u nisur për në Kazakistan në aeroportin "Chkalovsky", në verilindje të Moskës, më 6 janar. Një ditë më parë, presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, bëri thirrje për ndërhyrjen e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), duke fajësuar bandat e huaja "terroriste" për trazirat që kanë përfshirë vendin e tij.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
2/15Një aeroplan transportues rus, Ilyushin IL-76, bart trupat ushtarake drejt Kazakistanit nga aeroporti "Chkalovsky". CSTO-ja është aleancë ushtarake e përbashkët e Rusisë, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
3/15Personel ushtarak i paidentifikuar duke shtënë me armë zjarri në qendër të qytetit Almaty më 6 janar 2022. Në videon ku shihet kjo skenë, personi në të djathtë duket se po sinjalizon që t'i ndal të shtënat pas një shpërthimi të vazhdueshëm armësh nga formacioni.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
4/15Një kamion duke u djegur afër zyrës së kryebashkiakut të qytetit Almati mbrëmjen e 5 janarit. Gjatë natës pati dhunë dhe plaçkitje në qytet pasi protestat masive antiqeveritare përfshinë pjesën më të madhe të Kazakistanit.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
5/15Dëmtimet brenda zyrës së kryetarit të bashkisë të qytetit Almati, 5 janar 2022.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
6/15Zyrës së kryetarit të bashkisë, në qendër të qytetit Almati, iu vu flaka më 6 janar pasi ishte sulmuar dhe plaçkitur nga protestuesit një ditë më parë.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
7/15Një pemë Krishtlindjesh e rrëzuar brenda një dyqani të grabitur, Almati.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
8/15Një burrë para zyrave që po digjen të transmetuesit shtetëror të Kazakistanit, Almati, 6 janar.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
9/15Një mur i krijuar nga forcat e sigurisë në perimetrin përreth Pallatit Presidencial në Nur- Sultan. Kryeqyteti i Kazakistanit ka qenë relativisht i qetë pasi dhuna vdekjeprurëse ka përfshirë Almatin.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
10/15Trupat ushtarake në sheshin kryesor, Sheshi i Republikës, në Almati më 6 janar.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
11/15Zyra e kryetarit të bashkisë në Almaty duke u djegur mbrëmjen e 5 janarit.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
12/15Protestuesit mbajnë helmeta të stilit ushtarak, Almati më 5 janar.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
13/15Dhjetëra ushtarë të paidentifikuar të mbledhur ndërsa dëgjohen të shtëna armësh në qendër të Almatit, më 6 janar 2022.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
14/15Një kamion zjarrfikësish duke u djegur në Almati, më 5 janar.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
15/15Një burrë kalon pranë dyqanit të parfumeve "French House" në Almati më 6 janar. Forcat e sigurisë në Kazakistan thonë se kanë vrarë dhjetëra protestues antiqeveritarë në Almati. Autoritetet thonë se 12 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe 353 janë plagosur në trazirat, që u shkaktuan nga dyfishimi i çmimit të gazit të lëngshëm.
Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati.
Previous slide
Next slide
Pse shpërthyen protestat?
Vala e protestave ka shpërthyer në rajonin perëndimor, Mangystau katër ditë më parë për shkak të rritjes së papritur të çmimit t gazit të lëngshëm, i cili përdoret për makina në shtetin e pasur me naftë.
Protesta afër ndërtesës së komunës së Almatit. 5 janar 2022.
Shumë shpejt, protestat janë përhapur edhe në qytete e qyteza tjera nëpër Kazakistan, duke përfshirë edhe pakënaqësi tjera.
Kryeministri armen, Nikol Pashinian ka thënë se do të dërgojë pjesëtarë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), për të shuar valën e pashembullt të trazirave në këtë shtet të Azisë Qendrore.
Toqaev fajëson bandat e "trajnuara nga jashtë"
Pashianian, i cili udhëheq aktualisht këtë Organizatë, ka thënë më 5 janar në Facebook, se vendimi për të dërguar forca është marrë si përgjigje ndaj kërkesës së presidentit kazak, Qasym-Zhomart Toqaev.
Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev.
Toqaev ka fajësuar bandat “terroriste” të trajnuara nga jashtë për dhunën e raportuar.
Ai ka shkarkuar Qeverinë më 5 janar dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pasi mijëra protestues kundër udhëheqësisë janë përleshur me policinë dhe kanë hyrë në ndërtesa qeveritare.
Protestuesit e zemëruar, disa prej të cilëve kanë pasur shkopinj gome dhe mburoja, kanë nisur zjarr në zyrën e kryetarit të qytetit Almati më 5 janar.
Në këtë qytet, protestuesit kanë marrë edhe kontrollin e aeroportit dhe për pasojë janë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet.
Ministria e Brendshme ka pretenduar se tetë policë dhe trupa të gardës kombëtare janë vrarë, dhe 317 persona janë plagosur gjatë trazirave në këtë shtet, por pa ofruar hollësi.
Incizimet që janë publikuar nëpër rrjetet sociale kanë shfaqur disa trupa të protestuesve nëpër rrugë.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë si e pavarur vërtetësinë e materialeve.
Bllokohet Interneti
Policia është përfshirë në trazira me protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome si tentim për të shpërndarë turmën, mirëpo këtë gjë nuk e ka arritur.
Vëzhguesit e komunikimeve kanë raportuar për “shkallë kombëtare” të bllokimit të Internetit, derisa gazetarët e Radios Evropa e Lirë, kanë thënë se shërbimet e Internetit dhe ato telefonike janë përkeqësuar ndjeshëm.
Si shenjë për të distancuar veten nga e kaluara, Toqaev e ka larguar paraardhësin e tij, 81-vjeçarin, Nursultan Nazarbaev, nga pozita e fuqishme e kreut të këshillit për siguri kombëtare.
Nazarbaev pati rikthyer një pjesë të autoritetit prej kur ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit më 2019, pas tri dekadave në pushtet.
Disa protestues kanë drejtuar gishtin te ai për shumicën e problemeve në këtë shtet, derisa protestueset në qytetin Taldiqorhan, kryeqytetin e rajonit Almati, kanë rrëzuar statujën e Nazarbaevit më 5 janar.
Pamje tjera nga protestat më 4 janar.
Për dhunë është raportuar edhe në qytetin verior, Aqtobe, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët kanë tentuar të hyjnë në qeverinë rajonale me forcë.
Sipas udhëheqësit të Departamentit të Shëndetësisë në rajonin Aktobe, Rustem Isaev, 10 persona janë marrë nga sheshi i qytetit me ambulancë.
Në mesin e të plagosurve ka policë, tre prej të cilëve janë në spital, ka raportuar Shërbimi Kazak i Radios Evropa e Lirë.
Njëri prej protestuesve është plagosur seriozisht në kokë dhe është dërguar për kujdes intensiv.
Isaev e ka përshkruar të rëndë gjendjen e tij shëndetësore.
Përveç tij, edhe shumë protestues tjerë kanë thënë se janë qëlluar me plumba gome.
Protestat janë mbajtur edhe në qytetet tjera si Aqtau, Zhanaozen dhe Oral, ku dhjetëra persona është raportuar se janë ndalur.
SHBA po shikon nga afër krizën
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke shikuar nga afër situatën në Kazakistan, dhe këtij shteti i është referuar si “partner i vlefshëm”.
Price ka thënë se SHBA-ja dënon dhunën dhe dëmtimin e pronës.
Ai u ka bërë thirrje të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje paqësore.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin “thirrjet për qetësi” dhe ka thënë se protestuesit duhet të kenë mundësi “të shprehen në mënyrë paqësore”.
Vendet fqinje të Kazakistanit, Kirgizia dhe Uzbekistani, kanë thënë se janë duke shikuar nga afër dhe me ankth këtë situatë.