Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protestat e orëve të para të 18 marsit, shënojnë ditën e dytë të marsheve të dhunshme, prej kur presidenti francez, Emmanuel Macron, ka vendosur të çojë përpara reformën kundërthënëse për rritje të moshës së pensionomit prej 62 në 64 vjeç, pa votim në Parlament.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Trazira në Paris kundër reformës së Macronit për pensione

5
Protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën gjësende drejt punonjësve të policisë.

6
Në kohën e shpërthimit të konfliktit më 16 mars në shesh ishin rreth duke protestuar rreth 6.000 kundërshtarë të reformës së pensioneve.

7
Më 16 mars, Qeveria franceze vendosi në minutën e fundit të zbatojë reformën më të rëndësishme të presidentit Emmanuel Macron, e cila parashikon një rritje graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Gjatë procedurës, Qeveria anashkaloi Dhomën e Ulët të Parlamentit, Asamblenë Kombëtare, ku rezultati i votimit ishte në prag për marrjen e një vendimi.

8
Në Kushtetutën franceze është një nen i veçantë që i lejon Qeverisë ta bëjë këtë. Reforma ende mund të rrëzohet me një votë mosbesimi ndaj Qeverisë.