Ndërlidhjet

Daçiq: Tre të plagosur nga incidenti në Novi Sad janë në gjendje kritike

Pamje nga zona e shembjes së strehës së betonit në Novi Sad.

Tre persona të plagosur pas shembjes së një strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, janë në gjendje kritike për jetën, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, më 3 nëntor.

Ai i ka thënë Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) se pasojat kanë qenë të mëdha, sepse streha e betonit ka qenë jashtëzakonisht e rëndë.

Si pasojë e këtij incidenti, të ndodhur më 1 nëntor, kanë vdekur 14 persona.

Shkaqet e rrëzimit të strehës nuk dihen ende.

Daçiq ka thënë se pesë persona do të intervistohen gjatë ditës lidhur me rastin, dhe që një ditë më parë janë intervistuar 26 persona tjerë, për të kuptuar kush është përgjegjës për atë që ka ndodhur.

Në mesin e të intervistuarve janë punëtorë të Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, të udhëhequr nga Goran Vesiq.

Pasojat e tragjedisë në Novi Sad

Ngjarja ndodhi pasditen e 1 nëntorit në qytetin e dytë më të madh të Serbisë.
1/10 Ngjarja ndodhi pasditen e 1 nëntorit në qytetin e dytë më të madh të Serbisë.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Dhjetëra punonjës të emergjencës, me vinça dhe ekskavatorë, u angazhuan në operacione të kërkim-shpëtimit.
2/10 Dhjetëra punonjës të emergjencës, me vinça dhe ekskavatorë, u angazhuan në operacione të kërkim-shpëtimit.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Së paku tre persona të plagosur raportohet se janë në gjendje të rëndë. "Një djalë 18 vjeç dhe dy vajza 21 dhe 23 vjeçe janë plagosur rëndë dhe jeta e tyre është në rrezik", tha zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës në Novi Sad, Zoran Krul.
3/10 Së paku tre persona të plagosur raportohet se janë në gjendje të rëndë. "Një djalë 18 vjeç dhe dy vajza 21 dhe 23 vjeçe janë plagosur rëndë dhe jeta e tyre është në rrezik", tha zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës në Novi Sad, Zoran Krul.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Deri në orët e mbrëmjes më 1 nëntor u identifikuan 7 persona të vdekur - më i riu prej tyre i lindur në vitin 2004 dhe më i vjetri i lindur më 1979.
4/10 Deri në orët e mbrëmjes më 1 nëntor u identifikuan 7 persona të vdekur - më i riu prej tyre i lindur në vitin 2004 dhe më i vjetri i lindur më 1979.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Hekurudhat e Serbisë thanë përmes një deklarate se pjesa e çatisë që u shemb, nuk ishte pjesë e rinovimit.
5/10 Hekurudhat e Serbisë thanë përmes një deklarate se pjesa e çatisë që u shemb, nuk ishte pjesë e rinovimit.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, u zotua se autoritetet do ta hetojnë shkakun e aksidentit. “Ne do të këmbëngulim derisa t'i gjejmë përgjegjësit, ata që duhej të garantonin për sigurinë e strukturës”, tha ai, duke shtuar se është “thellësisht i tronditur nga tragjedia”.
6/10 Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, u zotua se autoritetet do ta hetojnë shkakun e aksidentit. “Ne do të këmbëngulim derisa t'i gjejmë përgjegjësit, ata që duhej të garantonin për sigurinë e strukturës”, tha ai, duke shtuar se është “thellësisht i tronditur nga tragjedia”.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Me vendim të Qeverisë, 2 nëntori u shpall ditë zie në Serbi.
7/10 Me vendim të Qeverisë, 2 nëntori u shpall ditë zie në Serbi.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka kërkuar nga Prokuroria e Lartë në Novi Sad dhe Qeveria e Serbisë që personat përgjegjës për atë që ka ndodhur, të ndiqen penalisht dhe të dënohen rëndë.
8/10 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka kërkuar nga Prokuroria e Lartë në Novi Sad dhe Qeveria e Serbisë që personat përgjegjës për atë që ka ndodhur, të ndiqen penalisht dhe të dënohen rëndë.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Kërkim-shpëtimi po vazhdonte edhe në orët e mbrëmjes, pasi autoritetet thanë se nuk janë të sigurta nëse nën rrënoja nuk ka më njerëz.
9/10 Kërkim-shpëtimi po vazhdonte edhe në orët e mbrëmjes, pasi autoritetet thanë se nuk janë të sigurta nëse nën rrënoja nuk ka më njerëz.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Qytetarët e Novi Sadit ndezën qirinj pranë vendit ku ndodhi tragjedia.
10/10 Qytetarët e Novi Sadit ndezën qirinj pranë vendit ku ndodhi tragjedia.
Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Qeveria e vendit shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”. (Përgatiti: Valona Tela)
Previous slide
Next slide

Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad është hapur në korrik të vitit 2024, pas tre vjetësh të rindërtimit.

Institucioni i hekurudhave serbe ka thënë në ditën e incidentit se streha e betonit që është shembur “nuk është rindërtuar dhe nuk ka qenë pjesë e renovimeve”.

Megjithatë, ekspertët deklarojnë se edhe ajo pjesë ka qenë subjekt i rindërtimit.

Punimet për rindërtim janë kryer nga një konsorcium kinez.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është zotuar të premten se do të ketë drejtësi dhe ka kërkuar ndëshkime të ashpra për përgjegjësit.

XS
SM
MD
LG