Ndërlidhjet

Trump vendos tarifa prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit

Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 25 për qind tarifa në të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke kërcënuar me përshkallëzim të luftës tregtare, që ka tronditur tregjet në gjithë botën.

Trump ka marrë vendim për rritje të tarifave amerikane ndaj aluminit në 25 për qind, për dallim nga tarifa e mëparshme prej 10 për qind, si dhe i ka anuluar marrëveshjet për kuota, apo përjashtime tjera specifike për të dyja metalet.

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se masat do të hyjnë në fuqi prej 4 marsit.

Tarifat do të zbatohen për miliona tonë të importeve të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Koreja e Jugut, si dhe shtete tjera, mallrat e të cilave kanë hyrë në SHBA pa ndonjë taksë shtesë.

Trump u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ky vendim vetëm se do t’i thjeshtojë tarifat ndaj metaleve.

“Është tarifë 25 për qind, pa asnjë përjashtim. Për të gjitha shtetet, pavarësisht ku janë, për të gjitha shtetet”, ka thënë ai.

Trump ka thënë më vonë se do të marrë në konsideratë kërkesën e Australisë për përjashtim prej tarifave në produktet e çelikut, për shkak të deficitit tregtar me SHBA-në.

Statistikat qeveritare dhe ato të industrive tregojnë se Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Koreja e Jugut janë vendet prej të cilave importohet më së shumti çelik në SHBA.

Kanadaja është mbrapa 80 për qind të importeve të aluminit në SHBA.

Trump u ka thënë gazetarëve se më 11 apo 12 shkurt do t’i bëjë publike “tarifat reciproke” ndaj shteteve që veçse kanë vendosur tarifa në produktet amerikane.

“Nëse ata kanë vendosur tarifa prej 130 për qind, dhe ne nuk ju kemi vendosur asgjë, nuk do të jetë më ashtu”, ka thënë Trump.

Këshilltari i Trumpit për tregti, Peter Navarro, ka thënë se masat e fundit do t’iu ndihmojnë prodhuesve amerikanë të çelikut dhe aluminit, që të rrisin tregtinë dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së.

“Kjo s’ka të bëjë vetëm me tregti. Ka të bëjë me të garantuarit që Amerika nuk do të varet asnjëherë nga shtetet e huaja për industritë kritike sikurse çeliku dhe alumini”.

Ekspertët kanë thënë se tarifat do të prekin gjithë ekonominë e botës.

Më 3 shkurt, Trump i ka paralajmëruar amerikanët se masat ekonomike mund t’i godasin ata, pasi ka marrë vendim për vendosje të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës – tre partnerëve më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së.

Më vonë ai ka marrë vendim për t’i pezulluar për 30 ditë masat ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dhe ka thënë se liderët e dy shteteve janë zotuar për masa më të fuqishme tregtare, me qëllim të ndaljes së migrimit të paligjshëm dhe hyrjes së drogave të paligjshme në tokën amerikane.

Kanada-SHBA: Si duket kufiri më i gjatë në botë?

Një pamje nga lart tregon një prerje të pemëve që shënon kufirin midis Kanadasë dhe SHBA-së në Çamplein, Nju Jork, 4 shkurt.
1/18 Një pamje nga lart tregon një prerje të pemëve që shënon kufirin midis Kanadasë dhe SHBA-së në Çamplein, Nju Jork, 4 shkurt.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Një patrullë kufitare e SHBA-së e vendosur përgjatë blloqeve të betonit që shënojnë kufirin ndërkombëtar midis shtetit të Vermontit dhe provincës kanadeze të Kuebekut, pranë Alburgh, Vermont, 20 janar.
2/18 Një patrullë kufitare e SHBA-së e vendosur përgjatë blloqeve të betonit që shënojnë kufirin ndërkombëtar midis shtetit të Vermontit dhe provincës kanadeze të Kuebekut, pranë Alburgh, Vermont, 20 janar.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Punonjësja e bibliotekës, Lee Anne Smith, buzëqesh në anën e SHBA-së të Bibliotekës së Lirë Haskell dhe Shtëpisë së Operas, e cila shtrihet në kufirin SHBA-Kanada në Stanstead, Kuebek dhe në Derby Line, Vermont, e shënuar nga një vijë e zezë në dysheme, 21 janar. 
3/18 Punonjësja e bibliotekës, Lee Anne Smith, buzëqesh në anën e SHBA-së të Bibliotekës së Lirë Haskell dhe Shtëpisë së Operas, e cila shtrihet në kufirin SHBA-Kanada në Stanstead, Kuebek dhe në Derby Line, Vermont, e shënuar nga një vijë e zezë në dysheme, 21 janar. 
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Një pamje e kufirit Kanada-SHBA midis shtetit të Nju Jorkut dhe provincës kanadeze të Kuebekut, pranë Çemplainit, Nju Jork, 17 janar. 
4/18 Një pamje e kufirit Kanada-SHBA midis shtetit të Nju Jorkut dhe provincës kanadeze të Kuebekut, pranë Çemplainit, Nju Jork, 17 janar. 
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Një shtëpi me një gardh oborri të përbërë nga gurët që shënojnë kufirin ndërkombëtar midis shtetit të Vermontit të SHBA-së dhe provincës kanadeze të Kuebekut, pranë Franklinit, Vermont, 19 janar.
5/18 Një shtëpi me një gardh oborri të përbërë nga gurët që shënojnë kufirin ndërkombëtar midis shtetit të Vermontit të SHBA-së dhe provincës kanadeze të Kuebekut, pranë Franklinit, Vermont, 19 janar.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Oficerët e patrullës kufitare të SHBA-së flasin me një oficer pasi ai u ftua nga patrulla kufitare për të kaluar në anën e SHBA-së në Roxham Road, midis shtetit të Nju Jorkut dhe provincës kanadeze të Kubekut, pranë Çampleinit, Nju Jork, 17 janar.
6/18 Oficerët e patrullës kufitare të SHBA-së flasin me një oficer pasi ai u ftua nga patrulla kufitare për të kaluar në anën e SHBA-së në Roxham Road, midis shtetit të Nju Jorkut dhe provincës kanadeze të Kubekut, pranë Çampleinit, Nju Jork, 17 janar.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Një kamerë gjurmuese në kufirin Kanada-SHBA, 17 janar.
7/18 Një kamerë gjurmuese në kufirin Kanada-SHBA, 17 janar.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Njerëzit duke ecur pranë dyqanit ushqimor "Border View" në Çamplein, një qytet në kufirin Kanada-SHBA, 23 janar.
8/18 Njerëzit duke ecur pranë dyqanit ushqimor "Border View" në Çamplein, një qytet në kufirin Kanada-SHBA, 23 janar.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Bagëtitë duke kullotur mes një peizazhi të Albertës jugore, Kanada që kufizohet me shtetin e Montanas, të Shteteve të Bashkuara, 18 janar.
9/18 Bagëtitë duke kullotur mes një peizazhi të Albertës jugore, Kanada që kufizohet me shtetin e Montanas, të Shteteve të Bashkuara, 18 janar.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Blloqet betoni shënojnë kufirin Kanada-SHBA, pranë Alburgut, Vermont, 18 janar.
10/18 Blloqet betoni shënojnë kufirin Kanada-SHBA, pranë Alburgut, Vermont, 18 janar.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Një shenjë ndalimi e ndryshkur dhe parmakët mbrojtës të thyer shënojnë skajin e një oborri të një shtëpie, i cili përfundon në kufirin Kanada-SHBA pranë Çurubaskos, Nju Jork, 23 janar. 
11/18 Një shenjë ndalimi e ndryshkur dhe parmakët mbrojtës të thyer shënojnë skajin e një oborri të një shtëpie, i cili përfundon në kufirin Kanada-SHBA pranë Çurubaskos, Nju Jork, 23 janar. 
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Një dordolec i stolisur me flamuj amerikanë në Çamplein, një qytet në kufirin Kanada-SHBA,  22 janar.
12/18 Një dordolec i stolisur me flamuj amerikanë në Çamplein, një qytet në kufirin Kanada-SHBA,  22 janar.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Një automjet patrullimi kufitar i SHBA-së gjatë detyrës në kufirin Kanada-SHBA.
13/18 Një automjet patrullimi kufitar i SHBA-së gjatë detyrës në kufirin Kanada-SHBA.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Kufiri Kanada-SHBA, midis shtetit të Nju Jorkut dhe provincës kanadeze të Kuebekut, pranë Çampleinit, Nju Jork, 17 janar.
14/18 Kufiri Kanada-SHBA, midis shtetit të Nju Jorkut dhe provincës kanadeze të Kuebekut, pranë Çampleinit, Nju Jork, 17 janar.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Bora mbulon tokën rreth një tabele në jug të Albertës, Kanada që kufizohet me shtetin e Montanas, Shtetet e Bashkuara, 18 janar. 
15/18 Bora mbulon tokën rreth një tabele në jug të Albertës, Kanada që kufizohet me shtetin e Montanas, Shtetet e Bashkuara, 18 janar. 
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Një makinë teksa largohet nga një semafor i kuq i varur në një rrugë të errët në Çamplein, një qytet në kufirin Kanada-SHBA , 22 janar 2025.
16/18 Një makinë teksa largohet nga një semafor i kuq i varur në një rrugë të errët në Çamplein, një qytet në kufirin Kanada-SHBA , 22 janar 2025.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Një shenjë prej betoni qëndron në kufirin midis SHBA-së dhe Kanadasë në Çamplein, Nju Jork, 4 shkurt. 
17/18 Një shenjë prej betoni qëndron në kufirin midis SHBA-së dhe Kanadasë në Çamplein, Nju Jork, 4 shkurt. 
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Njerëzit duke kaluar Urën Ndërkombëtare Rainbow në kufirin midis Ujëvarës së Niagarës në Ontario, Ujëvarës së Niagarës në Nju Jork, 31 janar.
18/18 Njerëzit duke kaluar Urën Ndërkombëtare Rainbow në kufirin midis Ujëvarës së Niagarës në Ontario, Ujëvarës së Niagarës në Nju Jork, 31 janar.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. 
Previous slide
Next slide

Presidenti amerikan ka kërcënuar edhe me vendosje të tarifave në mallrat e Bashkimit Evropian, duke thënë se diçka e tillë do të ndodhë shumë shpejt.

Ai ka sugjeruar se edhe Britania e Madhe mund të jetë në shënjestër të tarifave.

Trump është ankuar që një kohë për tarifat e BE-së, prej 10 për qind, në makinat amerikane, përderisa tarifa amerikane në makinat evropiane është 2.5 për qind, ndonëse tarifa varet edhe nga lloji i makinës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë më 9 shkurt se tarifat amerikane ndaj Evropës do të rrisnin inflacionin në SHBA, dhe ka thënë për rrjetin televiziv amerikan CNN se Trump nuk duhet të fokusohet në aleatët e Amerikës brenda BE-së.

Tregjet e aksioneve janë çrregulluar pasi Trump pati vendosur tarifat fillestare kundër Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, mirëpo më vonë janë qetësuar, pasi ai ka shprehur gatishmëri që t’i negociojë masat.

XS
SM
MD
LG