Ndërlidhjet

Nis tërheqja e trupave të huaja nga Kazakistani

Trupat ruse duke u larguar nga Kazakistani.
Trupat ruse duke u larguar nga Kazakistani.

Mbi 2,000 trupa nga Organizata e Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO), kanë filluar të tërhiqen nga Kazakistani, njoftoi Rusia e cila udhëheqë këtë organizatë.

Sipas Rusisë, tërheqja po bëhet për shkak të stabilizimit të situatës në Kazakistan, pas shpërthimit të trazirave vdekjeprurëse që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.

Por, arsyeja prapa trazirave duket se është beteja midis pushtetit aktual dhe besnikëve të ish-presidentit kazak, Nursultan Nazarbaev.

Paqeruajtës dhe shkatërrim në Kazakistan

Trupat ruse nga Organizata e Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) nisen drejt Rusisë me një avion ushtarak në Aeroportin Ndërkombëtar të Almatit. Tërheqja e misionin paqeruajtës, të udhëhequr nga Rusia, nisi më 13 janar, një javë pasi Kazakistani u përfshi nga protestat masive dhe dhuna.
1/20 Trupat ruse nga Organizata e Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) nisen drejt Rusisë me një avion ushtarak në Aeroportin Ndërkombëtar të Almatit. Tërheqja e misionin paqeruajtës, të udhëhequr nga Rusia, nisi më 13 janar, një javë pasi Kazakistani u përfshi nga protestat masive dhe dhuna.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Zjarri dëmtoi ndërtesat dhe një skulpturë që gjenden në sheshin kryesor të Almatit më 11 janar.
2/20 Zjarri dëmtoi ndërtesat dhe një skulpturë që gjenden në sheshin kryesor të Almatit më 11 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Paqeruajtësit bjellorus nga CSTO në Almanit gjatë ceremonisë zyrtare të tërheqjes nga Kazakistani më 13 janar.<br />
&nbsp;
3/20 Paqeruajtësit bjellorus nga CSTO në Almanit gjatë ceremonisë zyrtare të tërheqjes nga Kazakistani më 13 janar.
 
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Emblema kombëtare kazake, që gjendet në ndërtesën e Komunës së Almatit, u dëmtua nga zjarri më 11 janar.
4/20 Emblema kombëtare kazake, që gjendet në ndërtesën e Komunës së Almatit, u dëmtua nga zjarri më 11 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Forcat paqeruajtëse armene të CSTO-së qëndrojnë pranë një ndërtese. Almati, 12 janar.
5/20 Forcat paqeruajtëse armene të CSTO-së qëndrojnë pranë një ndërtese. Almati, 12 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Në xhamin e një makine që është goditur nga plumba shihen gjurmë të gjakut. Almati, 10 janar.
6/20 Në xhamin e një makine që është goditur nga plumba shihen gjurmë të gjakut. Almati, 10 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Forcat taxhike në një lokacion të paspecifikuar në Kazakistan më 10 janar.
7/20 Forcat taxhike në një lokacion të paspecifikuar në Kazakistan më 10 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Ndërtesa e djegur e Komunës së Almatit më 11 janar.
8/20 Ndërtesa e djegur e Komunës së Almatit më 11 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Një ushtar nga Kirgizia duke bërë roje pranë një termocentrali në Almati më 11 janar.
9/20 Një ushtar nga Kirgizia duke bërë roje pranë një termocentrali në Almati më 11 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Një monument me portretin e presidentit të parë kazak, Nursultan Nazarbaev, që u dëmtua gjatë protestave të fundit.
10/20 Një monument me portretin e presidentit të parë kazak, Nursultan Nazarbaev, që u dëmtua gjatë protestave të fundit.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Një grua shikon një paqeruajtës rus në Almati më 11 janar.
11/20 Një grua shikon një paqeruajtës rus në Almati më 11 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Një dyqan ku shiten pajisje elektronike, i shkatërruar nga turmat. Kjo fotografi është realizuar më 9 janar.
12/20 Një dyqan ku shiten pajisje elektronike, i shkatërruar nga turmat. Kjo fotografi është realizuar më 9 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Makinat ushtarake të Armenisë të fotografuara në Almati më 12 janar.
13/20 Makinat ushtarake të Armenisë të fotografuara në Almati më 12 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Dy persona qëndrojnë të ulur në një bankë pranë ndërtesës së djegur të Komunës së Almatit më 12 janar.&nbsp;<br />
<br />
&nbsp;
14/20 Dy persona qëndrojnë të ulur në një bankë pranë ndërtesës së djegur të Komunës së Almatit më 12 janar. 

 
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Trupat kazake duke bërë roje jashtë aeroportit të Almatit më 11 janar.
15/20 Trupat kazake duke bërë roje jashtë aeroportit të Almatit më 11 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Selia e partisë në pushtet,&nbsp;Nur-Otan e dëmtuar gjatë protestave. Kjo fotografi është realizuar më 8 janar.
16/20 Selia e partisë në pushtet, Nur-Otan e dëmtuar gjatë protestave. Kjo fotografi është realizuar më 8 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Trupat taxhike bëjnë roje në një lokacion të paspecifikuar në Almati më 11 janar.
17/20 Trupat taxhike bëjnë roje në një lokacion të paspecifikuar në Almati më 11 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Një bankomat i dëmtuar në Almati më 9 janar.
18/20 Një bankomat i dëmtuar në Almati më 9 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Një paqeruajtës armen i CSTO-së në Almati më 11 janar.
19/20 Një paqeruajtës armen i CSTO-së në Almati më 11 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Një kioskë e dëmtuar në Almati më 8 janar.
20/20 Një kioskë e dëmtuar në Almati më 8 janar.
Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Previous slide
Next slide

“Forcat paqeruajtëse kolektive po nisin të përgatisin pajisjet dhe materialet që t’i vendosin në avionët ushtarakë të forcave ajrore ruse dhe të kthehen në pikat e dislokimit të tyre të përhershëm”, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë përmes një deklarate për media.

CSTO – aleancë e përbërë nga Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Armenia dhe Taxhikistani – tha përmes një njoftimi më 12 janar se procesi i tërheqjes së trupave nga Kazakistani pritet të përfundojë brenda dhjetë ditësh.

Trupat e Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive arritën në Kazakistan javën e kaluar, me kërkesë të presidentit kazak, Qasym-Zhomart Toqaev. Ai më 5 janar shpalli gjendje të jashtëzakonshme në vend dhe kërkoi ndihmën e kësaj organizate për shkak se protestat u shpërndan në qytete në mbarë vendin.

Numri i personave të vrarë në protestat në Kazakistan vazhdon të jetë i paqartë. Edhe pse zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave është 164, Toqaev ka thënë se qindra civilë dhe forca të sigurisë janë vrarë ose plagosur.

Presidenti kazak ka pretenduar se “terroristët e trajnuar jashtë vendit” ishin pas protestave, të cilat, sipas tij, kishin për qëllim rrëzimin e Qeverisë.

Por, analistët thonë se protestat janë më shumë një betejë për pushtet ndërmjet presidentit dhe mbështetësve të Nazarbaevit, i cili vazhdon të jetë figurë e fuqishme në vend, edhe pse u tërhoq nga udhëheqja e vendit më 2019.

Pasi shkarkoi Qeverinë, Toqaev e hoqi Nazarbaevin nga kreu i Këshillit për Siguri Kombëtare, një pozitë e fuqishme në Kazakistan.

Toqaev po ashtu ka shkarkuar kreun e Komitetit për Siguri Kombëtare, Karim Masimov, që është një aleat i kamotshëm i Nazarbaevit. Masimov është arrestuar nën akuzat për tradhti të lartë.

Edhe zyrtarë të tjerë të sigurisë janë ndaluar nga autoritetet kazake.

Toqaev ka tentuar që të sigurojë qytetarët se po punon drejt stabilitetit ekonomik, duke urdhëruar Bankën Qendrore dhe agjencinë për rregullativa financiare që të sigurohen për stabilitetin e tregut të këmbimit valutor, me qëllim që të ngrihet besimi ndaj monedhës kombëtare, tenge.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG