Turqia merr ndihmë financiare nga BE-ja në vlerë prej 400 milionë eurosh

Flamuri i Turqisë dhe i BE-së. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Turqia do të pranojë një ndihmë financiare në vlerë prej 400 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë një vit më parë.
Kjo është shifra më lartë që ka ndarë ndonjëherë Fondi për Solidaritet i BE-së për ndonjë shtet kandidat, njoftoi të mërkurën komisionarja evropiane, Elisa Ferreira, pas nënshkrimit të marrëveshjes financiare.
Jeta në Turqi një vit pas tërmetit shkatërrues
1/20Një mace në një dritare të një ndërtese të dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar, në Hatay, Turqi, 5 shkurt 2024. Tërmetet prej 7.8 ballësh në orët e para të 6 shkurtit 2023, rrafshuan qytete dhe zona të tëra dhe vranë më shumë se 53.000 njerëz në Turqi dhe gati 6.000 në Sirinë fqinje dhe la miliona të pastrehë.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
2/20Një vend tashmë i pastruar ku kishte ndërtesa para tërmetit të vitit të kaluar, shihet përmes dritares së një ndërtese të dëmtuar në Hataj, Turqi, shkurt 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
3/20Një pamje nga lart tregon një qytet kontejnerësh pas tërmetit të vitit të kaluar, në Iskenderun, shkurt 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
4/20Ela Gazaloglu shikon nga dritarja e shtëpisë së saj prej kontejneri, pasi shtëpia e saj u shkatërrua si pasojë e tërmetit të vitit të kaluar, në Hataj, Turqi, janar 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
5/20Në njëvjetorin e tërmetit shkatërrues, njerëzit u mblodhën për të përkujtuar familjarët dhe miqtë e tyre të humbur, në Hataj, Turqi, shkurt 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
6/20
Burrat duke luajtur tavëll përpara një kafeneje prej kontejneri në Kahramanmarash, Turqi, janar 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
7/20Një grua duke kaluar pranë shtëpive të shkatërruara nga tërmeti i vitit të kaluar, në Hataj, Turqi, janar 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
8/20Hatixhe Altinoz duke pritur një kamion për t'i ngarkuar gjësendet e saj të marra nga shtëpia e saj e dëmtuar më pak, e cila do të prishet, në Hataj, Turqi, shkurt 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
9/20OKB-ja ka vlerësuar se dy tërmetet e fuqishme shkurtin e vitit të kaluar kanë lënë të pastrehë të paktën 3.3 milionë qytetarë në juglindje të Turqisë.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
10/20Reflektimi në një pasqyrë i Hatixhe Kindevit dhe djemve të saj, në tendën e tyre gjatë një dite me shi, janar 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
11/20Gulcan Yilmaz, 47 vjeçe, e cila u shpëtua nga rrënojat e ndërtesës tetëkatëshe Sendag pesë ditë pas tërmetit të vitit të kaluar dhe humbi këmbët dhe krahun e djathtë, qëndron ulur në shtëpinë e saj të improvizuar në lagjen Ekinci të Antakias, në provincën Hataj, Turqi, janar 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
12/20Një burrë duke qarë pranë një varri në varrezat e viktimave të tërmeteve të 6 shkurtit në Hataj. Tërmetet vranë më shumë se 60.000 persona në Turqi dhe në Sirinë fqinje, sipas të dhënave zyrtare dhe atyre të grupeve monitoruese.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
13/20Bedia Zuberoglu, 46 vjeç, tregon një foto të kunatit të saj Samet Zuberoglu, 33 vjeç, i cili vdiq së bashku me gruan e tij gjatë tërmetit të vitit të kaluar, ndërsa qëndron në një zonë banimi të pastruar ku dikur ndodhej shtëpia e Sametit, në Hataj, Turqi. Shkurt 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
14/20Serap Bas, 38 vjeçe, tregon një foto me burrin e saj Omer Bas, 43 vjeç, dhe fëmijët e saj Nil Cemre Bas dhe Ekrem Bugra Bas, të cilët vdiqën të gjithë gjatë tërmetit të vitit të kaluar. Serap dhe vajza e saj 8 vjeçe, Ecrin Gokce Bas, u fotografuan në zonën pastruar ku dikur ndodhej shtëpia e tyre, në Hataj, Turqi, shkurt 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
15/20“Ne do t’i sjellim qytetarët e mbetur, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan apo janë të pabanueshme, në shtëpi të sigurta”, tha të martën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
16/20Erdogan kishte premtuar se do të ndërtoheshin afër 300.000 ndërtesa banimi për të mbijetuarit e tërmetit brenda një viti pas dridhjeve të fuqishme të tokës.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
17/20Megjithatë, Qeveria e Erdoganit nuk e ka përmbushur premtimin dhe tani synon që të ndërtojë 200.000 njësi banimi deri në fund të vitit 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
18/20Siriani Abdulalim Muaini, i shtrirë në shtrat shikon fotot e fëmijëve dhe të gruas së tij që vdiqën pranë tij në tërmetin e një viti më parë, ndërsa mendon se si ia shkatërroi jetën e re që ata kishin ndërtuar në Turqinë jugore pasi kishin ikur nga lufta në Siri, Bursa, Turqi, 4 janar 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
19/20Hulya Gul tregon një foto me nënën e saj Suheyla Karayilan, e cila vdiq gjatë tërmetit të vitit të kaluar, teksa qëndron në vendin ku dikur ishte shtëpia e nënës së saj në Hataj, Turqi, shkurt 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
20/20Njerëzit duke blerë në një treg një vit pas tërmeteve vdekjeprurëse, në Hataj, Turqi, më 5 shkurt 2024.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
Previous slide
Next slide
Paratë e kësaj pakoje të ndihmës do të përdoren për restaurimin e infrastrukturës dhe për strehim urgjent. Po ashtu, paratë do të përdoren për të mbrojtur trashëgimin kulturore të Turqisë.
Nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit të vitit 2023 vranë mbi 60.000 persona në Turqi dhe në Sirinë fqinje.
Pak pas kësaj tragjedie, BE-ja u zotua se do të ndihmojë shtetin me 1 miliard euro gjatë një konference të donatorëve.