Ndërlidhjet

Kosova dhe Turqia me marrëveshje për furnizimin e FSK-së


Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Fotografi nga arkivi.
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Fotografi nga arkivi.

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore në fushën e mbrojtjes, përkatësisht për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ministri kosovar, Armend Mehaj, e nënshkroi këtë marrëveshje me udhëheqësin e Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir.

“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Minsitri Mehaj ka falënderuar shtetin e Turqisë për mbështetjen në fushën e mbrojtjes dhe ka thënë se një mbështetje e tillë është e rëndësishme për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, viteve të fundit e ka ndihmuar FSK-në, kryesisht përmes donacioneve.

Vitin e kaluar, Radio Evropa e Lirë raportoi se FSK-ja merr rreth 100 milionë lira turke në vit si donacion, të cilat më pas i shtetëzon për blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia.

Më 2021, Kosova po ashtu ka pasur një kontratë me shtetin turk për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara, Vuran, dhe pajisje armatimi.

Turqia më herët i kishte dhuruar FSK-së automjete të blinduara të tipit Cobra.

XS
SM
MD
LG