Ndërlidhjet

Udhëheqësit fetarë me apel të përbashkët për klimën


Papa Françesku dhe Patriarku Bartholomew I i Kostandinopojës.
Papa Françesku dhe Patriarku Bartholomew I i Kostandinopojës.

Udhëheqësit fetarë, përfshirë Papa Françeskun dhe klerikun më të lartë islam sunit, kanë bërë thirrje për veprime të guximshme kundër ngrohjes globale dhe çështjes së klimës.

“Ne kemi trashëguar një kopsht dhe nuk duhet t’ua lëmë atë fëmijëve tanë në formën e një shketëtire. Nëse e humbasim mundësinë për të ruajtur shtëpinë tonë, brezat e ardhshëm kurrë nuk do të na falin”, thanë ata.

Apeli u paraqit në konferencën Besimi dhe Shkenca të cilën Vatikani e organizoi në Romë para mbajtjes së samitit historik dy javor ndërkombëtar për çështjen e klimës që fillon më 31 tetor në Glasgou të Skocisë.

"Ne i lutemi komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrin veprime të shpejta", thuhet në deklaratën e udhëheqësve fetarë.

Në konferencën e organizuar nga Vatikani gjithashtu morën pjesë edhe ekspertët e ndryshimeve klimatike, dhe ata e mbështetën apelin.

E ardhmja e nxehtë në tokë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Në konferencë, Papa kryesisht ua la podiumin mysafirëve të tjerë për të mbajtur fjalime, përfshirë imamin e xhamisë dhe universitetit Al-Azhar në Egjipt, Shejh Ahmed al-Tayeb, dhe Patriarkut Bartholomew I të Kostandinopojës, udhëheqësin shpirtëror i të krishterëve ortodoksë.

Bartholemew tha se apeli buron nga "dialogu midis të gjitha feve të botës".

Liderët botërore janë nën presion për të ulur nivelet e karbonit në ekonomitë e tyre dhe që në samitin e Glasgout të përcaktojnë një rrugë të qartë për të siguruar njerëzimit nga katastrofat globale të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

XS
SM
MD
LG