Ukraina: Kontrollimi i Bahmutit është “nevojë ushtarake”
Ukraina: Kontrollimi i Bahmutit është “nevojë ushtarake”
Ushtarët ukrainas në Bahmut.
Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka thënë të hënën se trupat ushtarake janë duke vazhduar të zmbrapsin sulmet e ashpra ruse në Bahmut, dhe se kontrollimi i këtij qyteti përbën “nevojë ushtarake”.
Ushtria ukrainase ka thënë se koloneli Syrskyi i ka bërë këto deklarata në një vizitë në linjën e frontit në lindje ku ka tentuar “të zgjidhë çështje problematike që parandalojnë ekzekutimin efektiv të detyrave ushtarake” dhe të marrë “vendime operacionale që kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve për të luftuar dëmin e armikut”.
Në deklaratë nuk janë dhënë detaje për vendin e saktë të vizitës, mirëpo komentet e Syrskyit kanë dhënë shenja se Ukraina mëton të luftojë për Bahmutin, pavarësisht numrit të madh të trupave atje.
Vazhdon beteja e Ukrainës për "fortesën e Bahmutit"
1/11Një ushtar ukrainas i plagosur duke u bartur nga vija e frontit pranë Bahmutit, më 23 mars.
Me gjithë numrin në rritje të viktimave nga të dyja palët, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjeneral koloneli Oleksandr Syrskiy tha se ofensiva ruse mbi Bahmut po bënte që forcat ruse të "humbnin fuqi të konsiderueshme".
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/11Mjekët duke bartur një ushtar të plagosur.
"Shumë shpejt, ne do të përfitojmë nga kjo mundësi, siç bëmë dikur pranë Kievit, Harkivit, Balaklias dhe Kupianskut", tha Syrskiy, duke iu referuar kundërofensives së Ukrainës vitin e kaluar që i largoi forcat ruse nga kryeqyteti i vendit dhe nga zona të mëdha të verilindjes.
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/11Ushtarët ukrainas duke ngarkuar një predhë në një obus 105-milimetërsh M119.
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/11Një obus ukrainas M119 105-milimietërsh duke qëlluar drejt pozicioneve ruse.
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/11Një ushtar ukrainas duke mbajtur në duar një mace afër vijës së frontit.
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/11Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një vizitë të paparajmëruar pranë Bahmutit më 22 mars, me ç'rast edhe ndau çmime për ushtarët që mbrojnë sovranitetin e vendit.
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/11Ushtarë ukrainas, njëri duke tymosur një cigare në hyrje të një bodrumi.
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/11Ushtarët ukrainas i drejtohen Bahmutit me një automjet luftarak të këmbësorisë BMP.
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/11Ushtarët ukrainas duke pushuar në strehimoren e tyre në bodrum.
Rusia, e cila i referohet Bahmutit me emrin Artyomovsk të epokës sovjetike, thotë se kapja e qytetit të shkatërruar do ta lejojë atë të nisë më shumë ofensiva më thellë territorit ukrainas.
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/11Një ushtare ukrainase nga pozicioni i saj pranë vijës së frontit.
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/11Ushtarët ukrainas duke qëlluar me një obus në pozicionet ruse më 21 mars.
Pavarësisht se grupi mercenar rus, Wagner, pretendon se ka pushtuar deri në 70 për qind të qytetit të shkatërruar, Ukraina refuzon të heqë dorë nga kontrolli i Bahmutit.
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
“Faza më intensive e betejës për Bahmutin është duke vazhduar. Situata vazhdon të jetë e vështirë. Armiku është duke u përballur me humbje të mëdha të burimeve njerëzore, armëve dhe pajisjeve ushtarake, mirëpo vazhdon të kryejë sulme”, ka thënë ai.
Duke e vlerësuar qëndrueshmërinë e forcave ukrainase në kushte “jashtëzakonisht të vështira”, ai ka thënë se “mbrojtja e Bahmutit është nevojë ushtarake”.
“Ne jemi duke kalkuluar të gjithë skenarët në të ardhmen dhe do të reagojmë në mënyrë adekuate për situatën aktuale”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka vizituar Bahmutin javën e kaluar dhe u ka dhënë medalje trupave që janë duke luftuar për atë zonë.
Të shtunën, komandanti i përgjithshëm, Valery Zaluzhniy, ka thënë se situata rreth Bahmutit është duke u “stabilizuar”.