Një korrespondente e Radios Evropa e Lirë i ka vizituar skenat e shkatërrimit, gjashtë muaj pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, për të parë se çfarë ka ndryshuar.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Dikur
Tash
1Kiev, 3 mars dhe 24 gusht 2022.
Beteja për Kievin nisi më 24 shkurt. Trupat ruse iu afruan pallatit presidencial deri në 8 kilometra largësi.
Dikur
Tash
2Kiev, 1 mars dhe 24 gusht.
Më 1 mars, raketat ruse goditën kullën televizive në Dorohozhiçi. Si rezultat i sulmit, pesë njerëz u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën.
Dikur
Tash
3Kiev, 1 mars dhe 24 gusht.
Si rezultat i sulmeve me raketa në Kiev, janë dëmtuar më shumë se 200 ndërtesa banimi dhe 70 objekte infrastrukturore.
Dikur
Tash
4Kiev, 2 mars dhe 24 gusht.
Para fillimit të pushtimit, autoritetet në Kiev thanë se metroja e kryeqytetit ishte vendstrehimi më i mirë në rast të sulmeve. Pas 24 shkurtit, aty janë strehuar qindra njerëz. Tani, ajo duket ashtu siç dukej para se të niste lufta.