Ndërlidhjet

Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime

Banorët e Harkivit duke shikuar një bombë 500-kilogramëshe që nuk ka shpërthyer. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Banorët e Harkivit duke shikuar një bombë 500-kilogramëshe që nuk ka shpërthyer. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Gjenerali i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, i ka thënë homologut të tij amerikan, Mark Milley se Ukraina ka nevojë urgjente për të barazuar forcën në luftimet me Moskën, në mënyrë që ta “stabilizojë” situatën në rajonin Luhansk në lindje të Ukrainës, pasi sulmet intensive të Rusisë kanë rezultuar me largim të forcave ukrainase nga fushëbeteja në Severodonjeck.

“Ne kemi diskutuar situatën operacionale dhe rrjedhën e ndihmës teknike ndërkombëtare”, ka thënë Zaluzhniy pas bisedës telefonike me gjeneralin amerikan.

Si dallon beteja për Severodonjeckun nga ajo për Mariupolin
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:42 0:00

Kievi ka pranuar ndihmë në vlerë të miliarda dollarëve nga partnerët e Perëndimit, prej kur Moska ka nisur sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Megjithatë, liderët ukrainas besojnë se duhet më shumë ndihmë, pasi Rusia është duke avancuar në rajonin lindor Luhansk.

Më 24 qershor, kur lufta ka hyrë në muajin e katërt, forcat ukrainase janë urdhëruar që të largohen nga Severodonjecku, ku janë zhvilluar luftime të ashpra, dhe për pasojë qyteti është shndërruar në gërmadha.

Ukraina e konsideron tërheqjen si mundësi për t’u rigrupuar në pozicione të reja dhe për të shmangur numrin e viktimave, derisa Rusia e konsideron këtë zhvillim si fitore.

Rënia e Severdonjeckut, ku qindra civilë janë ende të bllokuar në një fabrikë të lëndëve kimike, e bën Lisiçanskun, qytetin e fundit të kontrolluar nga forcat ukrainase në rajonin Luhansk.

Qyteti 'ferr': Beteja për kontrollin e Severodonjeckut

Një ushtar ukrainas me një qen duke bërë roje një pozicion në Severodonjeck.

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e përshkroi betejën për qytetin lindor si "një nga më të vështirat" e luftës, ndërsa theksoi rëndësinë e saj në rajonin kyç të Donbasit. Ai shtoi, "Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje."
1/10 Një ushtar ukrainas me një qen duke bërë roje një pozicion në Severodonjeck.

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e përshkroi betejën për qytetin lindor si "një nga më të vështirat" e luftës, ndërsa theksoi rëndësinë e saj në rajonin kyç të Donbasit. Ai shtoi, "Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje."
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Një tank ukrainas lëviz nga pozicioni në një zonë industriale të Severodonjeckut.

Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Donbasin, duke u përpjekur të rrethojnë edhe pjesët e fundit të rezistencës ukrainase në qytetet e rrethuara të Lisiçanskut dhe Severodonjeckut.
2/10 Një tank ukrainas lëviz nga pozicioni në një zonë industriale të Severodonjeckut.

Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Donbasin, duke u përpjekur të rrethojnë edhe pjesët e fundit të rezistencës ukrainase në qytetet e rrethuara të Lisiçanskut dhe Severodonjeckut.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Ushtarët ukrainas shikojnë se si një tank (që nuk shihet në foto) qëllon drejt trupave ruse në një zonë industriale të Severodonjeckut.

3/10 Ushtarët ukrainas shikojnë se si një tank (që nuk shihet në foto) qëllon drejt trupave ruse në një zonë industriale të Severodonjeckut.

Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Me forcat ruse që kanë vënë kontrollin e pjesës më të madhe të Severodonjeckut, qindra civilë që kërkuan strehim në fabrikën kimike të azotit nuk mund të largohen për shkak të luftimeve intensive. “Evakuimi është i mundur nëse ka një marrëveshje në nivelin më të lartë, nëse do të ketë një armëpushim dhe një rrugë të përcaktuar qartë”, tha guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Hayday.
4/10 Me forcat ruse që kanë vënë kontrollin e pjesës më të madhe të Severodonjeckut, qindra civilë që kërkuan strehim në fabrikën kimike të azotit nuk mund të largohen për shkak të luftimeve intensive. “Evakuimi është i mundur nëse ka një marrëveshje në nivelin më të lartë, nëse do të ketë një armëpushim dhe një rrugë të përcaktuar qartë”, tha guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Hayday.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Një ushtar ukrainas duke përkëdhelur një qen mes sulmeve ruse mbi Severodonjeck.
5/10 Një ushtar ukrainas duke përkëdhelur një qen mes sulmeve ruse mbi Severodonjeck.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Një ushtar ukrainas duke patrulluar pranë një makine të dëmtuar në Severodonjeck.
6/10 Një ushtar ukrainas duke patrulluar pranë një makine të dëmtuar në Severodonjeck.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Një ushtar ukrainas duke vëzhguar terrenin, Severodonjeck.
7/10 Një ushtar ukrainas duke vëzhguar terrenin, Severodonjeck.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Ushtarët ukrainas përdorin një varkë gome për të transportuar furnizime dhe njerëz përtej një lumi afër Severodonjeckut. Tri urat që lidhin Severodonjeckun dhe Lisiçanskun u shkatërruan kohët e fundit, duke detyruar trupat ukrainase të gjenin mënyra të zgjuara për të bartur furnizime.
8/10 Ushtarët ukrainas përdorin një varkë gome për të transportuar furnizime dhe njerëz përtej një lumi afër Severodonjeckut. Tri urat që lidhin Severodonjeckun dhe Lisiçanskun u shkatërruan kohët e fundit, duke detyruar trupat ukrainase të gjenin mënyra të zgjuara për të bartur furnizime.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Ushtarët ukrainas duke bartur kuti me municion të sjellë me varka gome.
9/10 Ushtarët ukrainas duke bartur kuti me municion të sjellë me varka gome.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday, tha se forcat ukrainase "do të vazhdojnë të qëndrojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme".
10/10 Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday, tha se forcat ukrainase "do të vazhdojnë të qëndrojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme".
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Previous slide
Next slide

Një zyrtar ushtarak amerikan u ka thënë gazetarëve më 24 qershor se Uashingtoni nuk dëshiron të zbusë humbjet ukrainase, por që fitoret ruse duket se janë të kufizuara.

“Ajo çfarë po bëjnë forcat ukrainase është që po vendosen në pozicione ku mund të mbrohen më mirë”, ka thënë një zyrtar.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë më 25 qershor se “prej fillimit të qershorit, komanda e lartë ruse duket se ka hequr shumë gjeneralë nga pozitat kyçe për luftën në Ukrainë”.

Luftimet e ashpra nënkuptojnë që të dyja palët kanë çuar veten në limite, pasi Kievi vazhdimisht bën thirrje për më shumë armë të rënda nga Perëndimi, derisa Rusia përballet me vështirësi në dërgimin e personelit të kualifikuar në front të luftës.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

XS
SM
MD
LG