Ndërlidhjet

Ukraina: Më shumë se 8.300 civilë të vrarë në luftë


Ndërtesa të djegura duken në Irpin, qytezë në veriperëndim të Kievit, më 21 mars.

Më shumë se 8.300 civilë janë vrarë deri më tani në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, thanë hetuesit në Kiev më 20 nëntor.

Midis tyre ishin 437 fëmijë, tha prokurori i Përgjithshëm, Andriy Kostin, raporton agjencia ukrainase të lajmeve UNIAN.

Sipas tij, më shumë se 11.000 njerëz u plagosën në luftën, e ka hyrë në muajin e nëntë.

Në fillim të këtij muaji, gjeneral i lartë amerikan , Mark Milley, tha se tha rreth 100.000 ushtarë rusë dhe rreth 100.000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur në luftë, shifra më e lartë e përmendur deri më tani nga një zyrtar perëndimor.

Ai tha gjithashtu se rreth 40.000 civilë kishin vdekur pasi u kapën në konflikt. Por, këto shifra nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar 7.8 milionë njerëz si refugjatë nga Ukraina në të gjithë Evropën, përfshirë Rusinë. Megjithatë, shifra nuk përfshin ata që janë detyruar të zhvendosen përbrenda Ukrainës.

XS
SM
MD
LG