Ndërlidhjet

Ukraina sulmon një luftanije ruse në Detin e Zi


Luftanija ruse Mosvka në Detin e Zi më 10 prill 2022.
Luftanija ruse Mosvka në Detin e Zi më 10 prill 2022.

Ukraina thotë se ka sulmuar me raketa një anije ruse në Detin e Zi dhe e ka dëmtuar rëndë të njëjtën, teksa Moska po zhvendos fushatën e saj ushtarake në lindje dhe luftime të ashpra po vazhdojnë në qytetin-port ukrainas të Mariupolit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 14 prill se ka thënë se një raketë lundruese ka shkatërruar municionet në anijen Moskva, por Maksym Marchenko, guvernator ukrainas në Odesa, që gjendet në Detin e Zi, tha se anija ruse u godit me dy raketa ukrainase Neptun, raketa që përdoren për të sulmuar anijet.

“Raketat Neptun në Detin e Zi kanë shkaktuar dëme serioze” ndaj anijes ruse, tha ai në një postim në Telegram, teksa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka hyrë në ditën e 50-të.

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Oleksiy Arestovych, tha se me luftanijen ruse Moskva “ndodhi befasia”, pasi kjo luftanije konsiderohej kyçe në çdo plan që Rusia mund të ketë pasur për të nisur sulme amfibe në qytetin bregdetar ukrainas të Odesës.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se zjarri në anije është shuar dhe se e njëjta “është në det” dhe se “armatimet me raketa” të saj janë të padëmtuara.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, por Rusia tha se ka evakuuar ekuipazhin e anijes.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë informacione të mjaftueshme për të konfirmuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin në Moskva.

“Ne kemi parë raportimet në mediat sociale se kjo anije mund të jetë goditur nga raketat ukrainase. Ne nuk mund ta përjashtojmë këtë gjë, por ne thjesht nuk kemi informacione të bollshme tani për tani”, tha Kirby gjatë një interviste për MSNBC.

Lajmet për sulmin ndaj kësaj luftanijeje ruse vijnë teksa lufte të ashpra janë raportuar në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Rusia po tenton që ta marrë kontrollin e plotë të këtij qyteti strategjik. Nëse Mariupoli bie nën kontrollin rus, atëherë ai do të ishte qyteti i parë që Moska merr nën kontroll që prej se nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Rusia tha se mbi 1,000 marinsa janë dorëzuar gjatë 36 orëve të fundit, por zyrtarët ushtarakë ukrainas nuk kanë konfirmuar këto pretendimeve dhe vetëm kanë thënë se forcat ukrainase janë të bashkuara që ta mbrojnë qytetin.

Rusia po tenton që ta marrë Mariupolin, pasi do t’i mundësonte që të krijonte një korridor tokësor midis rajoneve lindore që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë dhe Gadishullit të Krimesë, që Rusia e ka aneksuar më 2014.

XS
SM
MD
LG