Pasi ngeci përparimi i rusëve në Ukrainë, dhuna vazhdoi më 23 dhe 24 mars - sulmet me raketa dhe artileri tronditën disa nga qytetet e mëdha, ndërsa një anije ruse thuhet se u shkatërrua në Ukrainën jugore. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një 24-orësh lufte në Ukrainë
1
Një nënë mbulon me trupin e saj në përpjekje për të mbrojtur të birin derisa predhat godasin qytetin port të rrethuar të Mariupolit, më 23 mars.
2
Një makinë me xhama të bërë copë dhe karburante që kanë rrjedhur në rrugë pas një sulmi me raketa në lagjen Shevchenko të Kievit, më 23 mars.
3
Tymi ngrihet lart në qiell në një lagje periferike të paidentifikuar të Kievit, pas bombardimeve më 23 mars.
4
Korniza e brendshme e një rakete Smerch, që me gjasë përmbante bomba thërrmuese, u fotografua pasi u përplas në tokë pranë Memorialit për viktimat e represionit sovjetik, në periferi të Harkivit, më 23 mars.