Fotografitë e anijeve nxjerrin në pah ashpërsinë e luftës me dronë në Detin e Zi
- Amos Chapple dhe
- Reuters
Fotografitë e shkrepura nga entuziastët detarë përgjatë bregdetit turk ofrojnë një pamje të ashpërsisë të luftës së vazhdueshme kundër anijeve në Detin e Zi nga operatorët e dronëve të Ukrainës dhe Rusisë.
5
Disa anije që operojnë në Detin e Zi, si cisterna e naftës Caruzo (në foto), e cila kaloi përmes Bosforit më 11 gusht, janë fotografuar me rrjeta kundër dronëve të vendosura mbi hapësirat ku qëndron ekuipazhi.
Mehmet Yapici, fotograf detar me bazë në Stamboll, i tha Radios Evropa e Lirë se në mesin e vëzhguesve të anijeve, “konsensusi i përgjithshëm është se pajisja e anijeve me rrjeta kundër dronëve nuk do të është efektive” kundër dronëve sulmues.
Mehmet Yapici, fotograf detar me bazë në Stamboll, i tha Radios Evropa e Lirë se në mesin e vëzhguesve të anijeve, “konsensusi i përgjithshëm është se pajisja e anijeve me rrjeta kundër dronëve nuk do të është efektive” kundër dronëve sulmues.
6
Rezervuarët e ujit varen nga pjesa e pasme e trupit të anijes Caruzo, teksa ajo lundron përmes Bosforit. Besohet se këta rezervuarë janë vendosur në përpjekje për të mbrojtur motorin e anijes nga sulmet me dronë detarë. Një raport i fundit i Ambrey tha se konflikti Rusi-Ukrainë në Detin e Zi “po përhapet gjithnjë e më shumë përtej zonave që tradicionalisht janë vlerësuar si me rrezik të lartë”, pjesërisht për shkak të dronëve detarë të mbushur me eksplozivë që përfundojnë duke lëvizur në ujërat e Detit të Zi pasi humbasin fuqinë për drejtimin e fluturakes ose komunikimin.
7
Një dron detar i paidentifikuar shihet pranë bregdetit rumun më 20 gusht, pasi operatorët e tij me sa duket humbën kontrollin mbi mjetin. Droni u shkatërrua më vonë nga aeroplanët luftarakë rumunë. Me Detin e Zi që shihet si një zonë gjithnjë e më e rrezikshme për anijet tregtare, Alexa tha se numri i hyrjeve të anijeve në porte përgjatë brigjeve ruse dhe ukrainase “ka rënë ndjeshëm”. Analisti shtoi se sigurimet e anijeve për shkak të rrezikut të luftës janë rritur deri në dhjetëfish që nga fillimi i vitit.
8
Një anije digjet pas një sulmi të raportuar me dron në brigjet e Odesës më 14 korrik. Alexa tha se perceptimi për rrezikun është “forcuar” tek ata që dikur siguronin jetesën nga veprimtaria në Detin e Zi. “Pronarët po refuzojnë të dërgojnë anije në pjesën veriore të Detit të Zi, teksa ekuipazhet ngurrojnë të lundrojnë atje”.