Ndërlidhjet

Ukraina njofton se 108 gra të burgosura janë liruar

Një ushtare ukrainase. Fotografi nga arkivi.
Një ushtare ukrainase. Fotografi nga arkivi.

Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosurish “në shkallë të gjerë” me Rusinë, duke shtuar se të gjithë të liruarit janë gra.

Kjo është hera e parë që Kievi dhe Moska këmbejnë të burgosura gra qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Andriy Yermak, kreu i Zyrës presidenciale, tha në Telegram se këmbimi ndodhi më 17 tetor dhe janë liruar 108 gra.

“Nënat dhe motrat ishin në burg, dhe familjarët e tyre po i prisnin”, tha Yermak. Në mesin e të liruarave ishin edhe 37 gra që kishin qenë të bllokuara në fabrikën e çelikut të Azovstalit, në Mariupol, kur forcat ruse dhe ato ukrainase zhvilluan luftime.

Qyteti-port i Mariupolit ra nën kontrollin rus në muajin maj.

Shumica e grave ishin anëtare të forcave të armatosura të Ukrainës. Yermak postoi një fotografi të grave duke ecur në një rrugë dhe shumica nga to ishin të veshura me uniforma.

Këmbimi më i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë

Ekipet mjekësore ndihmojnë një të burgosur ukrainas të luftës, të cilin Rusia e këmbeu me të burgosur të tjerë në rajonin e Çernihivit.
1/10 Ekipet mjekësore ndihmojnë një të burgosur ukrainas të luftës, të cilin Rusia e këmbeu me të burgosur të tjerë në rajonin e Çernihivit.
Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.
Një ushtar ukrainas që është në mesin e pothuajse 300 të burgosurve të luftës që u këmbyen me Rusinë më 21 shtator.

2/10 Një ushtar ukrainas që është në mesin e pothuajse 300 të burgosurve të luftës që u këmbyen me Rusinë më 21 shtator.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.
Ushtarët ukrainas duke shijuar momentet e para të lirisë.

3/10 Ushtarët ukrainas duke shijuar momentet e para të lirisë.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.
Lajmi për lirimin e të burgosurve të luftës u prit me emocione nga familjarët e tyre.

4/10 Lajmi për lirimin e të burgosurve të luftës u prit me emocione nga familjarët e tyre.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.
Një ushtar ukrainas i liruar gjatë operacionit të këmbimit të të burgosurve të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.

5/10 Një ushtar ukrainas i liruar gjatë operacionit të këmbimit të të burgosurve të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.
Shefi i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, Vasyl Maliuk (djathtas), përqafon një ushtar, që u lirua nga Rusia. Fotografia është realizuar në rajonin ukrainas të Çernihivit.

6/10 Shefi i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, Vasyl Maliuk (djathtas), përqafon një ushtar, që u lirua nga Rusia. Fotografia është realizuar në rajonin ukrainas të Çernihivit.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky (i dyti nga ana e majtë e fotografisë) përshëndet komandantin e regjimentit Azov, Denys Prokopenko (i dyti nga ana e djathtë e fotografisë), i cili u lirua gjatë operacionit të këmbimit të të burgosurve të luftës në Çernihiv.

7/10 Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky (i dyti nga ana e majtë e fotografisë) përshëndet komandantin e regjimentit Azov, Denys Prokopenko (i dyti nga ana e djathtë e fotografisë), i cili u lirua gjatë operacionit të këmbimit të të burgosurve të luftës në Çernihiv.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.
Disa ushtarë të liruar pozojnë për fotografi duke mbajtur flamurin kombëtar të Ukrainës.

8/10 Disa ushtarë të liruar pozojnë për fotografi duke mbajtur flamurin kombëtar të Ukrainës.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.
Ekipet mjekësore ishin të gatshme të ofronin ndihmë për ushtarët e liruar nga burgu, pasi disa prej tyre janë të plagosur ose kanë probleme shëndetësore.

9/10 Ekipet mjekësore ishin të gatshme të ofronin ndihmë për ushtarët e liruar nga burgu, pasi disa prej tyre janë të plagosur ose kanë probleme shëndetësore.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.
Britaniku Aiden Aslin (në qendër të fotografisë) është në mesin e grupit të të burgosurve që u liruan nga Rusia dhe u transferuan në Riad të Arabisë Saudite. Lirimi i shtetasve të huaj u mundësua në bazë të një marrëveshjeje, në të cilën Turqia ishte negociatorja kryesore.

10/10 Britaniku Aiden Aslin (në qendër të fotografisë) është në mesin e grupit të të burgosurve që u liruan nga Rusia dhe u transferuan në Riad të Arabisë Saudite. Lirimi i shtetasve të huaj u mundësua në bazë të një marrëveshjeje, në të cilën Turqia ishte negociatorja kryesore.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.
Previous slide
Next slide

Disa nga gratë ishin kapur para se Rusia të niste pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt.

Yermak shtoi se gratë do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe më pas do të kthehen te familjet e tyre.

Ai nuk dha detaje sesa të burgosura ka liruar Ukraina.

Këmbimi i fundit i të burgosurve midis Kievit dhe Moskës ndodhi më 13 tetor. Atëbotë, 20 ushtarë ukrainas u liruan. Po ashtu, më herët ishin liruar edhe 32 të burgosur të tjerë.

XS
SM
MD
LG