Ndërlidhjet

Ukraina thotë se mbi 110 mijë trupa ruse janë vrarë në luftë


Një pamje e automjeteve të blinduara ruse të shkatërruara në periferi të Kievit. 31 mars 2022.
Një pamje e automjeteve të blinduara ruse të shkatërruara në periferi të Kievit. 31 mars 2022.

Kievi thotë se 111 mijë e 170 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë, që kur Rusia nisi pushtimin e vendit më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Në përditësimin e fundit më 8 janar, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se 430 ushtarë të tjerë rusë ishin vrarë një ditë më parë.

Përditësimi i rregullt – i cili zakonisht është më i lartë se vlerësimet perëndimore – thotë gjithashtu se Rusia kishte humbur tri tanke dhe tri sisteme të tjera artilerie.

Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, gjeneral i lartë amerikan, Mark Milley, tha se tha rreth 100.000 ushtarë rusë dhe rreth 100.000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur në luftë, shifra më e lartë e përmendur deri më tani nga një zyrtar perëndimor.

Edhe Kievi, edhe Moska kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshme në zbulimin e ndonjë shifra të viktimave që kur nisi lufta.

Rusia i klasifikon vdekjet ushtarake si sekrete shtetërore dhe rrallë herë ka përditësuar shifrat e saj zyrtare të viktimave.

XS
SM
MD
LG