Ndërlidhjet

Ukraina: Varemi nga armët e Perëndimit


Një burrë struket mes rrënojave në lagjen Livoberezhnyi të Mariupolit të kontrolluar nga Rusia më 6 qershor.

President ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase po rezistojnë në qytetin lindor të Severodonjeckut, ku luftimet intensive me trupat ruse mund të përcaktojnë fatin e rajonit të Donbasit.

Moska e ka përqendruar ofensivën e saj në qytetin industrial, duke marrë kontrollin e pjesës më të madhe të këtij qyteti.

Në fjalimin e tij, Zelensky deklaroi të enjten se disa "qytete në Donbas, të cilat pushtuesit tani i konsiderojnë objektiva kyçe, po rezistojnë".

Ai shtoi se forcat ukrainase kanë bërë hapa para në rajonet Zaporizhia dhe Harkiv, dhe janë në procesin e "çlirimit të vendit".

Guvernatori i Severodonjeckut, Sergiy Gaiday tha se "një nga simbolet e qytetit, Pallati i Akullit u shkatërrua.

Zëvendës shefi i Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës Vadym Skibitsky tha se Ukraina po humbet në vijën e frontit dhe se tani çdo gjë varet ekskluzivisht nga armët dhe nga Perëndimi për t’a mbajtur Rusinë larg: "Kjo tani është një luftë artilerie. Frontet janë tani vendi ku do të vendoset e ardhmja dhe ne po humbasim në aspektin e artilerisë. Gjithçka tani varet nga ajo që na jep Perëndimi".

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov deklaroi se rreth 100 ushtarë ukrainas po vriteshin çdo ditë në luftimet në vijën e parë.

XS
SM
MD
LG