Ndërlidhjet

Ukraina sulmohet nga 32 dronë rusë, i rrëzon 25 prej tyre

Sulmet ajrore ruse vijnë në një kohë kur liderët ukrainas po i bëjnë thirrje Perëndimit për përkrahje shtesë për ta zmbrapsur pushtimin rus.
Sulmet ajrore ruse vijnë në një kohë kur liderët ukrainas po i bëjnë thirrje Perëndimit për përkrahje shtesë për ta zmbrapsur pushtimin rus.

Rusia e sulmoi Ukrainën me 32 dronë gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, shumica e të cilëve e kishin për cak kryeqytetin Kiev, thanë të dielën zyrtarët e ushtrisë ukrainase.

Mbrojtja Ajrore e Ukrainës i rrëzoi 25 prej tyre, thanë ata më 10 shtator, pa treguar hollësi për shtatë dronët e tjerë.

Sulmet ajrore ruse vijnë në një kohë kur liderët ukrainas po i bëjnë thirrje Perëndimit për përkrahje shtesë për ta zmbrapsur pushtimin rus.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se “pushtuesi e sulmoi Ukrainën me 32 dronë kamikazë... prej të cilëve 25 u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase”.

“Pushtuesi rus i drejtoi shumicën e dronëve në rajonin e Kievit”.

“Dronët u futën në kryeqytet në grupe dhe nga drejtime të ndryshme”, tha Sergiy Popko, kryetar i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit.

Mbetjet e tyre ranë në disa rrethina, duke e dëmtuar një banesë në një ndërtesë shumëkatëshe, si dhe rrugët dhe linjat e rrymës, shtoi ai, duke thënë se një person u lëndua.

Ukrainasit e dërrmuar vazhdojnë luftimet pranë Bahmutit

Një ushtar ukrainas duke i dhënë ndihmën e parë një bashkëluftëtari të tij 19 vjeç, që u plagos më 4 shtator. Ky njësit zhvilloi luftime me forcat ruse afër qytetit lindor të Bahmutit. Situata përgjatë frontit lindor vazhdon të jetë e vështirë për trupat e Ukrainës, teksa ata mbrojnë dhe parandalojnë humbjen e bastioneve, tha më 6 shtator gjenerali Oleksandr Syrskiy, i cili udhëheq forcat tokësore ukrainase.
1/9 Një ushtar ukrainas duke i dhënë ndihmën e parë një bashkëluftëtari të tij 19 vjeç, që u plagos më 4 shtator. Ky njësit zhvilloi luftime me forcat ruse afër qytetit lindor të Bahmutit. Situata përgjatë frontit lindor vazhdon të jetë e vështirë për trupat e Ukrainës, teksa ata mbrojnë dhe parandalojnë humbjen e bastioneve, tha më 6 shtator gjenerali Oleksandr Syrskiy, i cili udhëheq forcat tokësore ukrainase.
Pjesëtarët e brigadës së tretë sulmuese të Ukrainës janë përfshirë në luftime me trupat ruse afër qytetit të shkatërruar të Bahmutit, që gjendet në lindje të shtetit.
Një ushtar ukrainas duke shkuar në pozicionin e tij. “Armiku nuk heq dorë nga planet e tij që të arrijë në kufijtë e rajonit të Donjeckut dhe Luhanskut”, shkroi gjenerali Syrskiy në Telegram.
2/9 Një ushtar ukrainas duke shkuar në pozicionin e tij. “Armiku nuk heq dorë nga planet e tij që të arrijë në kufijtë e rajonit të Donjeckut dhe Luhanskut”, shkroi gjenerali Syrskiy në Telegram.
Pjesëtarët e brigadës së tretë sulmuese të Ukrainës janë përfshirë në luftime me trupat ruse afër qytetit të shkatërruar të Bahmutit, që gjendet në lindje të shtetit.
Një ushtar ukrainas gjen strehë në një llogore pas granatimeve ruse. “Detyra jonë kryesore është që të kemi mbrojtje të qëndrueshme, të parandalojmë humbjen e bastioneve dhe pozicioneve tona në drejtim të Kupjanskut dhe Limanit, por edhe që suksesshëm të përparojmë për të arritur në vijat e përcaktuara në drejtim të Bahmutit”, th Syrskiy.
3/9 Një ushtar ukrainas gjen strehë në një llogore pas granatimeve ruse. “Detyra jonë kryesore është që të kemi mbrojtje të qëndrueshme, të parandalojmë humbjen e bastioneve dhe pozicioneve tona në drejtim të Kupjanskut dhe Limanit, por edhe që suksesshëm të përparojmë për të arritur në vijat e përcaktuara në drejtim të Bahmutit”, th Syrskiy.
Pjesëtarët e brigadës së tretë sulmuese të Ukrainës janë përfshirë në luftime me trupat ruse afër qytetit të shkatërruar të Bahmutit, që gjendet në lindje të shtetit.
Një ushtar ukrainas duke u fshehur në një llogore pas bombardimeve ruse.<br />
&nbsp;
4/9 Një ushtar ukrainas duke u fshehur në një llogore pas bombardimeve ruse.
 
Pjesëtarët e brigadës së tretë sulmuese të Ukrainës janë përfshirë në luftime me trupat ruse afër qytetit të shkatërruar të Bahmutit, që gjendet në lindje të shtetit.
Një tjetër ushtar duke mbajtur pozicionin e tij në llogore.
5/9 Një tjetër ushtar duke mbajtur pozicionin e tij në llogore.
Pjesëtarët e brigadës së tretë sulmuese të Ukrainës janë përfshirë në luftime me trupat ruse afër qytetit të shkatërruar të Bahmutit, që gjendet në lindje të shtetit.
Një ushtar i plagosur ukrainas.
6/9 Një ushtar i plagosur ukrainas.
Pjesëtarët e brigadës së tretë sulmuese të Ukrainës janë përfshirë në luftime me trupat ruse afër qytetit të shkatërruar të Bahmutit, që gjendet në lindje të shtetit.
Ushtarët e plagosur duke pritur që të evakuohen.
7/9 Ushtarët e plagosur duke pritur që të evakuohen.
Pjesëtarët e brigadës së tretë sulmuese të Ukrainës janë përfshirë në luftime me trupat ruse afër qytetit të shkatërruar të Bahmutit, që gjendet në lindje të shtetit.
Ushtarë ukrainas duke shkuar në pozicionet e tyre. Forcat e Kievit në rajonin juglindor të Zaporizhjës kanë thyer mbrojtjen ruse, sipas një grupi hulumtues me seli në Shtetet e Bashkuara.
8/9 Ushtarë ukrainas duke shkuar në pozicionet e tyre. Forcat e Kievit në rajonin juglindor të Zaporizhjës kanë thyer mbrojtjen ruse, sipas një grupi hulumtues me seli në Shtetet e Bashkuara.
Pjesëtarët e brigadës së tretë sulmuese të Ukrainës janë përfshirë në luftime me trupat ruse afër qytetit të shkatërruar të Bahmutit, që gjendet në lindje të shtetit.
Në fushat midis pozicioneve ruse dhe ukrainase afër Bahmutit, bombat e hedhura kanë krijuar kratere në tokë. &nbsp;Në atë që është cilësuar si &ldquo;përparim i dukshëm&rdquo;, trupat ukrainase kanë thyer mbrojtjen ruse javën e kaluar dhe kanë rimarrë kontrollin e fshatit Robotjne.
9/9 Në fushat midis pozicioneve ruse dhe ukrainase afër Bahmutit, bombat e hedhura kanë krijuar kratere në tokë.  Në atë që është cilësuar si “përparim i dukshëm”, trupat ukrainase kanë thyer mbrojtjen ruse javën e kaluar dhe kanë rimarrë kontrollin e fshatit Robotjne.
Pjesëtarët e brigadës së tretë sulmuese të Ukrainës janë përfshirë në luftime me trupat ruse afër qytetit të shkatërruar të Bahmutit, që gjendet në lindje të shtetit.
Previous slide
Next slide

Rusia i sulmoi sistematikisht qytetet ukrainase në fillim të pushtimit që e nisi vitin e kaluar, por sulmet masive janë bërë më pak të shpeshta, për shkak se rezervat e Moskës po pakësohen, ndërsa Ukraina e ka përforcuar mbrojtjen ajrore.

Muajin e kaluar, Kievi i shkatërroi më shumë se 20 dronë dhe raketa ruse në atë që e cilësoi si sulmin më të fuqishëm në kryeqytet që nga pranvera.

XS
SM
MD
LG