Brenda Manastirit të Shpellës së Shenjtë të Kievit teksa afrohet afati i 'dëbimit'
Ukraina ka urdhëruar klerikët e lidhur me Moskën që të largohen nga Pechersk Lavra e Kievit, manastiri ortodoks më i rëndësishëm i vendit, deri në fund të marsit. Më poshtë mund të lexoni për zhvillimet që kanë çuar në krizën aktuale. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
![Një foto e vitit 1977. Nën sovjetikët, kleri pësoi shtypje të vazhdueshme nga autoritetet deri në vitet 1960. Gjatë luftës ukrainase-sovjetike, militantët pro-bolshevikë ekzekutuan mitropolitin e Kishës Ortodokse Ruse jashtë mureve të kompleksit më 1918. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-fdad-08db2568b932_w1024_q10_s.jpg)
5
Një foto e vitit 1977.
Nën sovjetikët, kleri pësoi shtypje të vazhdueshme nga autoritetet deri në vitet 1960. Gjatë luftës ukrainase-sovjetike, militantët pro-bolshevikë ekzekutuan mitropolitin e Kishës Ortodokse Ruse jashtë mureve të kompleksit më 1918.

![Në nëntor të vitit 1941, Katedralja e Fjetjes brenda kompleksit të manastirit u shkatërrua nga një shpërthim. Shumica e raporteve ukrainase arrijnë në përfundimin se Ushtria e Kuqe Sovjetike gjatë tërheqjes e shkatërroi ndërtesën, ndërsa burimet ruse thonë se trupat pushtuese gjermane qëndrojnë pas këtij krimi. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-287b-08db2568b126_w1024_q10_s.jpg)
6
Në nëntor të vitit 1941, Katedralja e Fjetjes brenda kompleksit të manastirit u shkatërrua nga një shpërthim. Shumica e raporteve ukrainase arrijnë në përfundimin se Ushtria e Kuqe Sovjetike gjatë tërheqjes e shkatërroi ndërtesën, ndërsa burimet ruse thonë se trupat pushtuese gjermane qëndrojnë pas këtij krimi.
![Pasi Ukraina fitoi pavarësinë më 1991, Katedralja e Fjetjes (foto e bërë më 2008) u rindërtua për festimet e ditës së pavarësisë së Ukrainës në vitin 2000. Manastiri funksiononte nën autoritetin e degës së Kishës Ortodokse të Ukrainës, e lidhur me Moskën. Ajo degë njoftoi se do të prishte të gjitha lidhjet me autoritetet fetare ruse në maj të vitit të kaluar pasi Patriarku Kirill i Moskës shprehu vazhdimisht mbështetje për pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022. Kritikët, megjithatë, thonë se këto lëvizje nuk e kanë ndryshuar statusin kanonik të kishës dhe kështu janë të parëndësishme.](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-a9ca-08db2568a753_w1024_q10_s.jpg)
7
Pasi Ukraina fitoi pavarësinë më 1991, Katedralja e Fjetjes (foto e bërë më 2008) u rindërtua për festimet e ditës së pavarësisë së Ukrainës në vitin 2000.
Manastiri funksiononte nën autoritetin e degës së Kishës Ortodokse të Ukrainës, e lidhur me Moskën. Ajo degë njoftoi se do të prishte të gjitha lidhjet me autoritetet fetare ruse në maj të vitit të kaluar pasi Patriarku Kirill i Moskës shprehu vazhdimisht mbështetje për pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022. Kritikët, megjithatë, thonë se këto lëvizje nuk e kanë ndryshuar statusin kanonik të kishës dhe kështu janë të parëndësishme.

![Oficerët ukrainas të sigurisë duke kontrolluar çantat e një gruaje në manastir më 22 nëntor 2022. Kompleksi i manastirit u bastis nga autoritetet menjëherë pasi u publikua një video më 12 nëntor 2022, ku tregoheshin besimtarët brenda kishës duke kënduar një këngë patriotike ruse që përfundonte me vargjet: “Kumbimi [i këmbanave të kishës] përhapet, po përhapet mbi Rusi, Nënë Rusia po zgjohet”.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-7b42-08db2568a755_w1024_q10_s.jpg)
8
Oficerët ukrainas të sigurisë duke kontrolluar çantat e një gruaje në manastir më 22 nëntor 2022.
Kompleksi i manastirit u bastis nga autoritetet menjëherë pasi u publikua një video më 12 nëntor 2022, ku tregoheshin besimtarët brenda kishës duke kënduar një këngë patriotike ruse që përfundonte me vargjet: “Kumbimi [i këmbanave të kishës] përhapet, po përhapet mbi Rusi, Nënë Rusia po zgjohet”.