Mykola, ukrainasi që refuzoi të ikte nga lufta
Fshati Bohorodiçni në rajonin e Donjeckut ishte shtëpi e rreth 600 banorëve. Kur u sulmua nga forcat pushtuese ruse në qershor 2022, banorët e saj u larguan -- me përjashtim të Mykola Honcharit, i cili qëndroi për t'u kujdesur për nënën e tij të sëmurë dhe të moshuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Një kornizë televizori e vjetër përdoret si mbajtëse për bimët në kopshtin e tyre. Deri në fund të majit, vetëm 18 persona ishin kthyer në fshatin e shkatërruar.
6
Pa punë, Mykola (djathtas i dytë), tani e kalon kohën duke bartur kuti me ushqime të sjella nga vullnetarët. Ura që dikur përshkonte lumin Siverskiy Donjeck -- duke i lejuar banorët të udhëtonin për punë dhe kohë të lirë -- shihet e përmbytur në sfond.
7
Qeni i Mykolas, Putin -- një emër që ia vunë ushtarët ukrainas me arsyetimin "sepse ai është i keq, dhe përpiqet t'i kafshojë të gjithë" -- e pret atë pranë një kryqi të thyer në varrezat e fshatit.
8
Vëllai i Mykolës, Vasyli me gruan e tij, Lubova, u vranë nga mortajat ruse më 10 korrik 2022. Ai u detyrua t'i varroste në oborrin e tyre për shkak të granatimeve.