Ndërlidhjet

Ukraina thotë se ka "shkatërruar" një anije ruse në Krime


Një luftanije ruse që është pjesë e Flotës së Detit të Zi. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Një luftanije ruse që është pjesë e Flotës së Detit të Zi. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Dronët detarë ukrainas kanë goditur dhe “shkatërruar” anijen patrulluese ruse, Sergey Kotov, në Krimenë e pushtuar tha Drejtoria kryesore e inteligjencës ushtarake të Ukrainës më 5 mars.

Njësiti special i kësaj drejtorie, Grupi 13, dhe Forcat Detare ukrainase morën pjesë në operacion me mbështetjen e Ministrisë për Transformim Digjital, tha drejtoria përmes një postimi në Telegram.

“Si rezultat i sulmit me dronët detarë anija Sergey Kotov pësoi dëme të konsiderueshme. Aksioni ndodhi në ujërat territoriale të Ukrainës, jo larg nga Ngushtica e Kerpit”, u tha në deklaratë.

Vlera e anijes ruse “të shkatërruar, sipas Ukrainës, është 65 milionë euro.

Nga Drejtoria e inteligjencës, Andriy Yusov, i tha Radios Evropa e Lirë se sipas të dhënave të para ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e ekuipazhit të anijes dhe disa prej tyre janë evakuuar.

Një video e publikuar në rrjetin social X, që më herët njihej si Twitter, pretendon se shfaq momentin e goditjes, që pasohet nga një shpërthim i madh.

Rusia ende nuk ka komentuar për këtë pretendim të Ukrainës.

Pas dëgjimit të shpërthimeve në Kerç është mbyllur për qarkullim edhe një anije që lidh këtë gadishull ukrainas me Rusinë. Megjithatë, mëngjesin e 5 marsit ura është hapur sërish.

Sulmet në Krimenë e pushtuar ndodhin rregullisht, veçmas afër urës së Kerçit, që lidh këtë gadishull ukrainas me Rusinë. Për sulmet e kaluara Rusia ka fajësuar Ukrainën, por Kievi ka konfirmuar përfshirjen vetëm në disa sulme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG