Arma gjermane në aksion kundër ushtrisë ruse në Ukrainë
Arma gjermane, Panzerhaubitze 2000 (PzH 2000), konsiderohet si një nga armët më të mira vetëlëvizëse në botë. Gjermania dhe Holanda kanë dërguar mbi 12 sosh në Ukrainë. Ato janë vënë në veprim kundër forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit. Sulmuesit ukrainas thonë se i zotëruan armët Panzerhaubitze rreth një muaj pas stërvitjeve të përditshme. Ekuipazhi që operon me to, përbëhet prej pesë personash: një komandant, një shofer-mekanik, një gjuajtës dhe dy ngarkues. Radio Evropa e Lirë ka biseduar me një ekip të sapotrajnuar ukrainas. (Përgatitën: Valona Tela, Lendi Susuri)
Përmbajtja
-
29 qershor 2026Kosova në udhëkryq: Gazi amerikan apo qymyri?
-
29 qershor 2026"Të gjithë kanë frikë": Ukrainasit nën kërcënimin e dronëve rusë
-
28 qershor 2026Rruga e rrezikshme malore sjell jetë të re për fshatin kirgiz
-
26 qershor 2026Si hollohet uraniumi?