Beteja "përmes ferrit" e një brigade ukrainase pranë Bahmutit
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Për të kapur fshatin e vogël, ukrainasit e goditën atë me artileri dhe më pas krijuan një perde tymi. Artileria ruse goditi ushtarët rusë që po tërhiqeshin dhe dorëzoheshin, trupat e të cilëve ende mbeten të shtrirë me fytyrë përdhe.
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Për të kapur fshatin e vogël, ukrainasit e goditën atë me artileri dhe më pas krijuan një perde tymi. Artileria ruse goditi ushtarët rusë që po tërhiqeshin dhe dorëzoheshin, trupat e të cilëve ende mbeten të shtrirë me fytyrë përdhe.
Për të kapur fshatin e vogël, ukrainasit e goditën atë me artileri dhe më pas krijuan një perde tymi. Artileria ruse goditi ushtarët rusë që po tërhiqeshin dhe dorëzoheshin, trupat e të cilëve ende mbeten të shtrirë me fytyrë përdhe.
10
Një ushtar ukrainas duke iu shmangur breshërive të artilerisë ruse.
Brigada shkoi shtëpi më shtëpi, duke marrë robër rusë dhe duke vrarë ata që luftuan. Edhe pasi forcat e fundit ruse u dëbuan, Andrijivka u vu nën granatime të vazhdueshme, me dronët që gumëzhinin nga të dyja anët.

11
Një ushtar ukrainas duek ecur nëpër pyllin e djegur në vijën e frontit disa kilometra larg Andrijivkas.
Zyrtarët ukrainas thanë se beteja e këtij muaji për rrugën drejt Bahmutit mund të ketë nxjerrë nga lufta deri në tri brigada ruse. Asnjëra palë nuk ka publikuar shifra për viktimat.