Gruri ukrainas digjet në kohën e krizës ushqimore
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
![Një zjarrfikës duke u përballur me zjarret në rajonin Herson më 18 korrik. Shkatërrimi i gjerë i fushave të grurit në Ukrainë i ka shtuar një urgjencë të re krizës ushqimore të shkaktuar nga lufta. ](https://gdb.rferl.org/08a40000-0a00-0242-5d4d-08da696e9a46_w1024_q10_s.jpg)
5
Një zjarrfikës duke u përballur me zjarret në rajonin Herson më 18 korrik. Shkatërrimi i gjerë i fushave të grurit në Ukrainë i ka shtuar një urgjencë të re krizës ushqimore të shkaktuar nga lufta.
![Një pjesë e një rakete shihet e ngulitur në një fushë me grurë diku në Ukrainë. Për shkak të bllokadave detare ruse, portet e Ukrainës në Detin e Zi aktualisht nuk po punojnë, duke bllokuar rrugët e furnizimeve me vendet e tjera, përfshirë edhe disa shtete afrikane që varen nga gruri ukrainas. ](https://gdb.rferl.org/01160000-0aff-0242-ea5c-08da696e9a29_w1024_q10_s.jpg)
6
Një pjesë e një rakete shihet e ngulitur në një fushë me grurë diku në Ukrainë. Për shkak të bllokadave detare ruse, portet e Ukrainës në Detin e Zi aktualisht nuk po punojnë, duke bllokuar rrugët e furnizimeve me vendet e tjera, përfshirë edhe disa shtete afrikane që varen nga gruri ukrainas.
![Grurë i djegur i fotografuar më 17 korrik në mes të rajonit Zaporizhja dhe Donjeck, ku aktualisht ka luftime. Bisedimet e udhëhequra nga Turqia ende po vazhdojnë dhe kanë për qëllim të mundësojnë kalim të sigurt për anijet që largohen nga portet e Ukrainës. Sipas një transkripti të bisedës midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, me homologët e tij ukrainas dhe rus, Erdogan ka deklaruar se “ishte koha që Kombet e Bashkuara të ndërmerrnin veprime për planin në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi për eksportin e drithërave”. ](https://gdb.rferl.org/08a40000-0a00-0242-cd75-08da696eb116_w1024_q10_s.jpg)
7
Grurë i djegur i fotografuar më 17 korrik në mes të rajonit Zaporizhja dhe Donjeck, ku aktualisht ka luftime. Bisedimet e udhëhequra nga Turqia ende po vazhdojnë dhe kanë për qëllim të mundësojnë kalim të sigurt për anijet që largohen nga portet e Ukrainës. Sipas një transkripti të bisedës midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, me homologët e tij ukrainas dhe rus, Erdogan ka deklaruar se “ishte koha që Kombet e Bashkuara të ndërmerrnin veprime për planin në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi për eksportin e drithërave”.
![Një fermer ukrainas në rajonin e Dnipropetrovskit, shikon se si pjesë të arave të tij të mbjella me grurë digjen si rezultat i luftimeve më 4 korrik. Vladimir Putin më 19 korrik u takua me Erdoganin në Ukrainë dhe pjesë e agjendës së bisedimeve është edhe çështja e hapjes së një korridori të mundshëm të eksportit përmes Detit të Zi. ](https://gdb.rferl.org/08a40000-0a00-0242-d664-08da696ea38d_w1024_q10_s.jpg)
8
Një fermer ukrainas në rajonin e Dnipropetrovskit, shikon se si pjesë të arave të tij të mbjella me grurë digjen si rezultat i luftimeve më 4 korrik. Vladimir Putin më 19 korrik u takua me Erdoganin në Ukrainë dhe pjesë e agjendës së bisedimeve është edhe çështja e hapjes së një korridori të mundshëm të eksportit përmes Detit të Zi.