Kievi goditet nga një breshëri raketash ruse
Rusia ka kryer sulme me raketa ndaj Kiev, kryeqytetin ukrainas, mëngjesin e 21 marsit. Si pasojë e sulmeve janë plagosur të paktën dhjetë persona dhe janë dëmtuar ndërtesa banimi dhe ndërtesa industriale, thanë zyrtarët lokalë.

1
Zjarrfikësit duke përdorur shkallë për të shuar zjarret në një ndërtesë në Kiev. Ky ishte sulmi i parë i madh rus në kryeqytetin ukrainas, pasi në javët e fundit qyteti është goditur me raketa balistike dhe lundruese, sipas Serhiy Popko, kreut të administratës ushtarake.

2
Një blic nga shpërthimi i një rakete ndriçon kryeqytetin ukrainas gjatë sulmeve ruse me raketa më 21 mars. Autoritetet raportuan se të paktën dhjetë persona janë plagosur, përfshirë një vajzë 11-vjeçare.

3
Zjarrfikësit duke punuar pranë një krateri të krijuar nga shpërthimi i një bombe, pas sulmeve ruse në Kiev. Sipas raportimeve fillestare, në të paktën tri qarqe të kryeqytetit ukrainas janë shkaktuar dëme, përfshirë në zona të banuara dhe në një nënstacion të rrjetit elektrik.

4
Një zjarrfikës pranë një vendi ku ranë fragmente të raketave ruse. Gazetarët e agjencisë AFP thanë se në Kiev janë raportuar të paktën dhjetë shpërthime të mëdha. Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë shkatërruar “mbi 30 raketa të armikut, përfshirë raketa balistike mbi Kiev dhe në periferi të tij”, shkroi në Telegram administrata ushtarake e qytetit, duke shtuar se sulmet ruse zgjatën të paktën tri orë.