Ndërlidhjet

Mercenarët e Vagnerit luftojnë me forcat ukrainase në Soledar

Luftimet në Soledar më 5 janar 2023.
Luftimet në Soledar më 5 janar 2023.

Beteja për Soledarin ka vazhduar të mërkurën, me grupin rus të mercenarëve, Vagner, që ka pretenduar se kanë marrë kontrollin e këtij qyteti minierash në lindje të Ukrainës, teksa po zhvillohen luftime në qendër të qytetit.

Kievi tha më herët se ende ka nën kontroll Soledarin. Në përditësimin e informacioneve për luftën, ushtria ukrainase mëngjesin e 11 janarit përmendi Soledarin, duke e listuar në mesin e qyteteve që po granatohen në rajonin e Donjeckut.

Komandantët rusë e kanë bërë synim kryesor marrjen e Soledarit, në fushatën e tyre për të marrë kontrollin e qytetit të afërt strategjik, Bahmut, dhe të gjithë rajonit lindor të Donbasit.

“Njësitë e Vagnerit morën kontrollin e gjithë territorit të Soledarit. Një zonë e nxehtë është formuar në qendër të qytetit ku po zhvillohen luftimet urbane”, tha kreu i Vagnerit, Yevgeny Prigozhin, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

“Për numrin e të burgosurve do t’iu njoftojmë nesër”, tha ai, duke mos dhënë më shumë detaje.

Marrja e Soledarit nga Rusia dhe e minierës së madhe të kripës që gjendet aty, do të kishte një domethënie simbolike, ushtarake dhe vlerë komerciale për Rusinë. Por, situata në dhe përreth Soledarit duket se është fluide.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se trupat ruse dhe luftëtarët e Vagnerit ka të ngjarë që të marrin kontrollin e shumicës së territorit të Soledarit, pas katër ditësh të përparimit.

Por, deklaratat e Prigozhinit se luftimet në qendër të qytetit po vazhdojnë, sugjerojnë se Rusia nuk e ka marrë plotësisht kontrollin e Soledarit, pavarësisht deklaratës së tij se Vagneri e ka nën kontroll atë.

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse, RIA, më vonë publikoi një raport që thoshte se Grupi Vagner mori minierat e kripës së Soledarit, pas “luftimeve të ashpra”.

Minierat e kripës gjenden në periferi të qytetit. Uashingtoni tha se Prigozhin mund të dëshirojë që personalisht të marrë nën kontroll minierat e kësaj zone.

Kripa e Tokës: Brenda minierave të kripës në Soledar

Kjo është kripë e pastër. Pjesa e pastër kristal është nxjerrë nga miniera e kripës Artyomsol, në rajonin Donjeckut në Ukrainën lindore.
1/16 Kjo është kripë e pastër. Pjesa e pastër kristal është nxjerrë nga miniera e kripës Artyomsol, në rajonin Donjeckut në Ukrainën lindore.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Një dhomë nëntokësore në minierën e kripës, e krijuar pas nxjerrjes së mijëra tonëelatave kripë guri. Gjeologët që punojnë për minierën thonë se më pak se 5 për qind e shtresës së kripës është hequr që nga fillimi i operacioneve më 1881.
2/16 Një dhomë nëntokësore në minierën e kripës, e krijuar pas nxjerrjes së mijëra tonëelatave kripë guri. Gjeologët që punojnë për minierën thonë se më pak se 5 për qind e shtresës së kripës është hequr që nga fillimi i operacioneve më 1881.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Shkallë emergjente që ngritet në një mur të një dhome në minierën e kripës, qindra metra nën sipërfaqe.
3/16 Shkallë emergjente që ngritet në një mur të një dhome në minierën e kripës, qindra metra nën sipërfaqe.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Një tunel transporti brenda minierës. Shtresa e madhe e kripës nën qytetin Soledar, që do të thotë "dhurata e kripës", u formua pasi një det i lashtë në rajon u tha.
4/16 Një tunel transporti brenda minierës. Shtresa e madhe e kripës nën qytetin Soledar, që do të thotë "dhurata e kripës", u formua pasi një det i lashtë në rajon u tha.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Miniera ka të punësuar më shumë se 2.800 njerëz dhe furnizon rreth 95 për qind të nevojave për kripë të ukrainasve.
5/16 Miniera ka të punësuar më shumë se 2.800 njerëz dhe furnizon rreth 95 për qind të nevojave për kripë të ukrainasve.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Një punonjës i minierës së kripës duke kontrolluar pajisjet. 
6/16 Një punonjës i minierës së kripës duke kontrolluar pajisjet. 
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Pajisjet për ta bluar kripën brenda minierës në një pluhur lehtësisht të transportueshëm.
7/16 Pajisjet për ta bluar kripën brenda minierës në një pluhur lehtësisht të transportueshëm.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Një punëtor duke shkarkuar një sasi kripe të sapobluar në një grumbull, prej nga do të transportohet në sipërfaqe.
8/16 Një punëtor duke shkarkuar një sasi kripe të sapobluar në një grumbull, prej nga do të transportohet në sipërfaqe.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Në vitin 2015, mes konfliktit ndërmjet separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe ushtrisë ukrainase, miniera humbi rreth një të tretën e tregut të saj kur autoritetet ruse pezulluan papritur importet e kripës së Artyomsolit.<br />
&nbsp;
9/16 Në vitin 2015, mes konfliktit ndërmjet separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe ushtrisë ukrainase, miniera humbi rreth një të tretën e tregut të saj kur autoritetet ruse pezulluan papritur importet e kripës së Artyomsolit.
 
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Kripa e bluar po bartet me shirita transportues drejt një ashensori që do ta nxjerrë atë në sipërfaqe.
10/16 Kripa e bluar po bartet me shirita transportues drejt një ashensori që do ta nxjerrë atë në sipërfaqe.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Përveç shitjes së kripës, si për ushqim, ashtu edhe për industrinë e rëndë, miniera e Artyomsolit gjithashtu bën tregtiin e shpejtë të një produkti të pazakontë kripe.
11/16 Përveç shitjes së kripës, si për ushqim, ashtu edhe për industrinë e rëndë, miniera e Artyomsolit gjithashtu bën tregtiin e shpejtë të një produkti të pazakontë kripe.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Këto blloqe kripe, të cilat shiten për rreth 8 euro secila, përdoren për &quot;dhoma speleo&quot; -- dhoma të ndërtuara nga kripa që kërkojnë të rikrijojnë kushtet e supozuara restauruese të minierave të kripës.
12/16 Këto blloqe kripe, të cilat shiten për rreth 8 euro secila, përdoren për "dhoma speleo" -- dhoma të ndërtuara nga kripa që kërkojnë të rikrijojnë kushtet e supozuara restauruese të minierave të kripës.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Një punëtor duke prerë blloqe kripe. Ka mosmarrëveshje nëse thithja e pluhurit të kripës është me të vërtetë kura e mrekullueshme për sëmundjet e frymëmarrjes siç pretendohet. Por, pasi një mjek polak vuri re se punëtorët në minierat e kripës shpesh shmangnin sëmundjet e mushkërive të zakonshme për minatorët e qymyrit, lindi industria e &quot;haloterapisë&quot;.
13/16 Një punëtor duke prerë blloqe kripe. Ka mosmarrëveshje nëse thithja e pluhurit të kripës është me të vërtetë kura e mrekullueshme për sëmundjet e frymëmarrjes siç pretendohet. Por, pasi një mjek polak vuri re se punëtorët në minierat e kripës shpesh shmangnin sëmundjet e mushkërive të zakonshme për minatorët e qymyrit, lindi industria e "haloterapisë".
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Pjesa më e madhe e shitjeve mbetet kripë për të shijuar ushqimin. Dhe, zyrtarët e kompanisë thonë se Artyomsoli po kërkon të marrë tregjet perëndimore.<br />
<br />
&nbsp;
14/16 Pjesa më e madhe e shitjeve mbetet kripë për të shijuar ushqimin. Dhe, zyrtarët e kompanisë thonë se Artyomsoli po kërkon të marrë tregjet perëndimore.

 
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Kutitë e freskëta të paketuara të kripës së tryezës në linjat e prodhimit. Një zëdhënës i tha Radios Evropa e Lirë se Artyomsol është aktualisht duke dizajnuar paketim për të tërhequr vëmendjen e blerësve perëndimorë.
15/16 Kutitë e freskëta të paketuara të kripës së tryezës në linjat e prodhimit. Një zëdhënës i tha Radios Evropa e Lirë se Artyomsol është aktualisht duke dizajnuar paketim për të tërhequr vëmendjen e blerësve perëndimorë.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Hyrja e një prej minierave të Artyomsolit.
16/16 Hyrja e një prej minierave të Artyomsolit.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Previous slide
Next slide

Mbrëmjen e së martës, as presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e as komandantët ushtarakë nuk e kanë përmendur çështjen e kontrollit të Soledarit. Zelensky përsëriti thirrjen e tij për më shumë armë perëndimore, duke theksuar se Rusia po mbledh forcat e saj për të intensifikuar fushatën ushtarake, por nuk dha detaje për këtë.

Por, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “edhe pas humbjeve kolosale, Rusia në mënyrë maniake po tenton të marrë Soledarin – shtëpinë e minierës më të madhe të kripës në Evropë”.

Ukraina ka deklaruar më herët se forcat e saj po mbajnë pozicionet në Soledar, duke u përballur me sulmet e vazhdueshme ruse.

Më 11 janar, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase pretendoi se Rusia ka humbur afër 490 ushtarë në ditën paraprake. Sipas shtabit, numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë rusë ka arritur në pothuajse 113.000.

Palët në konflikt nuk publikojnë të dhënat për humbjet në mesin e ushtarëve të tyre dhe Radio Evropa e Lirë e ka të pamundur të verifikojë të dhënat e prezantuara nga secila palë.

Ndërkaq, ushtria ukrainase, po ashtu ka raportuar se ka zmbrapsur sulme të armikut edhe në 13 vendbanime në rajonin e Luhanskut, Harkivit dhe Donjeckut, përfshirë edhe Bahmutin.

Nëse Rusia e merr Soledarin, do të paraqiste fitoren më të rëndësishme për Moskën që nga gushti i kaluar, pasi që pothuajse në gjithë pjesën e dytë të vitit 2022 ka pësuar humbje në fushëbetejë.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
XS
SM
MD
LG