Ndërlidhjet

Poroshenko: Akuzat për tradhti, kalim i vijave të kuqe


Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka kritikuar autoritetet për nisjen e hetimeve ndaj tij nën dyshimet për tradhti të lartë.

Autoritetet ukrainase thanë se dyshojnë se Poroshenko ka financuar forcat separatiste, të mbështetura nga Rusia, që luftojnë në lindje të Ukrainës.

“Të akuzosh kreun e shtetit për tradhti shtetërore, financim të terroristëve dhe lehtësim të organizatës terroriste, është kalim i vijat e kuqe”, tha Poroshenko përmes një video-mesazhi nga kryeqyteti polak, Varshava.

Poroshenko u zotua se do të kthehet në Ukrainë gjatë janarit.

Ambasadat në Kiev të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar thanë se janë duke përcjellë nga “afër” këtë proces dhe bën thirrje për një gjykim të pavarur.

Më 21 dhjetor, Byroja Shtetërore për Hetime tha se Poroshenko po hetohet për tradhti të lartë. Autoritetet e akuzuan atë për “lehtësim të aktiviteteve” të separatistëve që luftojnë me forcat qeveritare.

Konflikti në lindje të Ukrainës, që nisi në prill të vitit 2014, deri më tani ka lënë të vdekur mbi 13,200 persona.

Gjatë mandatit të tij si president, Poroshenko besohet se ka ndihmuar separatistët që t'i shisnin qymyr Kievit në vlerë prej 54 milionë dollarësh, në vitet 2014-2015, u tha në deklaratën e Byrosë.

Poroshenko, i cili tani është ligjvënës dhe lider i Partisë opozitare për Solidaritet Evropian, nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri në 15 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG