Odesa shpallet zonë e rrezikuar e Trashëgimisë Botërore

Qyteti ukrainas, Odesa.
Qendra historike e qytetit ukrainas të Odesas, është shpallur zonë e rrezikuar e Trashëgimisë Botërore nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNECSO)
Agjencia ka thënë se vendimi i saj e njeh “vlerën e jashtëzakonshme” të kësaj zone.
Mirëpo Rusia e ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se është “i motivuar politikisht”.
E njohur si perla e Detit të Zi, Odesa është bombarduar disa herë nga Rusia, prej nisjes së luftës në Ukrainë.
Vitin e kaluar, banorët kanë tentuar të mbrojnë monumentet e qytetit dhe disa ndërtesa, duke i mbuluar me thasë.
Fortifikohet Odesa
1/10Teatri Kombëtar Akademik i Operas dhe Baletit. Historianët rikujtojnë se hera e fundit që dukej kështu ishte në vitin 1941, kur Odesa u rrethua nga nazistët.
Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në jugperëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.
2/10Banorët e Odesës nuk mund të mos e përsërisnin shakanë tashmë të famshme rreth asaj që rojet kufitare ukrainase në ishullin e vogël Zmiinyi i thanë një luftanijeje ruse kur u kërcënuan me bombardime.
Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në jugperëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.
3/10Vetëm ata banorë që jetojnë aty lejohen të hyjnë në qendër të qytetit.
Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në jugperëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.
4/10Në mesin e luftëtarëve ka të rinj e të moshuar - të gjithë thonë se janë të gatshëm të zmbrapsin një sulm rus.
Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në jugperëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.
5/10Një luftëtar në njërën prej disa pikave të kontrollitnë Odesa.
Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në jugperëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.
6/10Pikat e kontrollit funksionojnë në disa vende. Vullnetarët thonë se dhjetëra diversantë tashmë janë ndaluar në qendër. Një pohim i tillë nuk mund të konfirmohet zyrtarisht.
Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në jugperëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.
7/10Banorëve u kontrollohen dokumentet teksa kalojnë në zonat e fortifikuara.
Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në jugperëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.
8/10Një tjetër pikë kontrolli në qytetin e fortifikuar Odesa.
Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në jugperëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.
9/10Barrikada anti-tanke janë vendosur në rrugë për të zmbapsur tanket dhe automjetet tjera të blinduara ruse.
Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në jugperëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.
10/10Pamje nga afër e një barrikade anti-tank e vendosur në rrugë.
Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në jugperëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.
Previous slide
Next slide
Duke folur pas votimit, shefja e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka thënë se shpallja e qytetit si zonë e Trashëgimisë Botërore është hap i rëndësishëm.
Ajo ka thënë se vendimi nënkupton që të gjitha vendet anëtare të konventës, përfshirë Rusinë, kanë obligim “që të mos e shkatërrojnë me qëllim” këtë zonë.
Disa pjesë të Odesas janë shpallur në listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik, çka do të thotë se UNESCO i jep qytetit qasje në ndihmë teknike dhe financiare.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se është “mirënjohës ndaj partnerëve që na kanë ndihmuar në mbrojtjen e kësaj perle nga sulmet e pushtuesit rus”.
Rusia, e cila ka tentuar vazhdimisht që të shtyjë votimin, e ka akuzuar Ukrainën për “shkatërrim” të monumenteve të veta.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.