Universiteti amerikan pezullon studentët protestues propalestinezë

Protestat në mbështetje të palestinezëve, në kampusin e Universitetit Columbia.
Universiteti Columbia, një prej qendrave kryesore të protestave pro-palestineze në kampuset e kolegjeve në Shtetet e Bashkuara, filloi të pezullojë studentët protestues të hënën pasi ata kundërshtuan ultimatumin për t'u shpërndarë.
Disa video të postuara në rrjetet sociale tregojnë se protestuesit gjatë natës bllokuan një ndërtesë kampusi dhe u barrikaduan brenda.
Të tjerë formuan një kordon jashtë.
Columbia filloi pezullimin e studentëve pas gati dy javësh protesta kundër luftës së Izraelit në Gazë. Këto protesta kanë përfshirë institucionet e arsimit të lartë.
Autoritetet në universitetin prestigjioz në Nju Jork kërkuan që kampi i protestës të zbrazet deri në orën 14:00 ose studentët do të përballen me masa disiplinore.
"Këto taktika të neveritshme të frikësimit nuk do të thonë asgjë në krahasim me vdekjen e mbi 34.000 palestinezëve," tha një deklaratë e lexuar nga një student në një konferencë për media.
Lufta nisi më 7 tetor pasi Hamasi - grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
Si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.
Studentët kërkojnë nga universiteti shkëputjen e lidhjeve financiare me Izraelin.
Protesta propalestineze nëpër universitetet amerikane
1/16Flamujt palestinezë janë vendosur në një rrethojë të mbyllur ndërsa studentët po protestojnë jashtë kampusit të Universitetit Columbia, në qytetin e Nju Jorkut, SHBA, 22 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
2/16Një grup studentësh hebrenj në Kolumbia duke u solidarizuar me Gazën në Universitetin e Columbia, gjatë konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - në qytetin e Nju Jorkut, SHBA, 22 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
3/16Një koalicion i Fakulteteve të Kolumbisë flet në emër të studentëve, në mbështetje të lirisë së shprehjes dhe kundër arrestimeve të fundit nga policia të studentëve në kampusin e Universitetit Columbia, SHBA.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
4/16Studentët kanë ngritur tenda kampingu derisa po protestojnë në mbështetje të palestinezëve në Universitetin California.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
5/16Një koalicion i studentëve të Universitetit të Miçiganit ka ngritur tenda kampingu në Diag për t'i bërë presion universitetit që të mos i pranojë donacionet nga kompanitë që mbështesin Izraelin ose mund të përfitojnë nga konflikti i vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit, në kampusin e kolegjit të Universitetit të Miçiganit në Ann Arbor, Miçigan, SHBA, 23 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
6/16Studentët e Universitetit Columbia kanë vendosur flamuj palestinezë përreth tendave ku po protestojnë.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
7/16Demonstruesit jashtë Universitetit Columbia kërkuan një armëpushim dhe përfundimin e sulmeve izraelite në Gaza, 20 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
8/16Kampi i protestuesve në mbështetje të palestinezëve në Universitetin Columbia gjatë muzgut.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
9/16Një demonstrues që thërriste "Liri për Palestinën" u ndalua nga policia jashtë kampusit të Universitetit Columbia derisa protestat vazhdojnë brenda dhe jashtë Universitetit, në Nju Jork, 22 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
10/16Kampingu i ngritur nga protestuesit në oborrin e Universitetit Columbia në Nju Jork.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
11/16Protestuesit u mblodhën skaj rrugëve Grove dhe College, pasi autoritetet e rendit e shpërndanë një kamping të ngritur në Beinecke Plaza. Demonstruesit pro palestinezëve bënin thirrje që Universiteti Yale të reduktonin financimin nga prodhuesit e armëve ushtarake, në Nju Hevën, Konektikat, SHBA, 22 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
12/16Pamje e protetuesve të mbledhur në një rrugë ...
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
13/16Studentë hebrej në mbështetje të palestinezëve.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
14/16Një tjetër protestë e studentëve në Berkeley në mbështetje të palestinezëve.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
15/16Njerëzit demonstrojnë jashtë Qendrës Universitare New School, ndërsa protestuesit vazhdojnë të kampojnë në mbështetje të palestinezëve, mes konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe grupit radikal palestinez Hamas, në qytetin e Nju Jorkut, SHBA, 23 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
16/16Protestuesit kanë vendosur pankarta me mbishkrime në mbështetje të popullit palestinez, në Nju Jork.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
Previous slide
Next slide
Zëvendëspresidenti Komunikimit, Ben Chang tha se universiteti "kishte filluar të pezullojë studentët si pjesë e fazës tjetër të përpjekjeve tona për të garantuar sigurinë në kampusin tonë".
Ai tha se studentët ishin paralajmëruar se do të "vendosen në pezullim, të papërshtatshëm për të përfunduar semestrin ose të diplomohen dhe do të kufizohen nga të gjitha hapësirat akademike, rezidenciale dhe rekreative".
Ndërkohë, në Universitetin e Teksasit në Austin, policia u përlesh me protestuesit të hënën, duke përfshirë përdorimin e sprejit dhe bëri arrestime gjatë zbrazjes të një kampi.
Paul Quinzi, nga Shoqata e Avokatëve të Austinit që ndihmon të arrestuarit, i tha AFP-së se ata vlerësuan "të paktën 80 arrestime dhe ata ende po vazhdojnë".
Policia i shtyu dhe i dëboi protestuesit në Universitetin e Commonwealth të Virxhinias në Richmond, treguan pamjet e televizionit lokal.
Studentët thanë se policia përdori gaz lotsjellës dhe sprej për t'i shpërndarë ata.
Universiteti tha në një deklaratë në platformën X se u kishte ofruar në mënyrë të përsëritur mundësi protestuesve, "shumë prej të cilëve nuk ishin studentë...të largoheshin”.
Protestat kundër luftës në Gazë kanë paraqitur një sfidë për administratorët e universiteteve që përpiqen të balancojnë të drejtën e fjalës së lirë me ankesat se tubimet janë kthyer në antisemitizëm dhe urrejtje.
Bisedimet dështojnë
"Shumë nga studentët tanë hebrenj, si dhe studentë të tjerë, kanë gjetur atmosferë të patolerueshme javët e fundit”, tha presidentja e Universitetit të Columbias, Minouche Shafik, në një deklaratë të hënën, derisa njoftoi se bisedimet ishin ndërprerë.
"Shumë janë larguar nga kampusi dhe kjo është një tragjedi," tha ajo derisa shtoi se “gjuha dhe veprimet antisemite janë të papranueshme”, shtoi ajo.
Organizatorët e protestës mohojnë akuzat për antisemitizëm, duke argumentuar se veprimet e tyre synojnë qeverinë e Izraelit dhe ndjekjen penale të konfliktit në Gazë.
Ata gjithashtu këmbëngulin se incidentet janë projektuar nga ata që nuk janë studentë.
"Të drejtat e një grupi për të shprehur pikëpamjet e tyre nuk mund të vijnë në kurriz të së drejtës së një grupi tjetër për të folur, për të mësuar dhe për të mësuar," tha Shafik.
Pezullimet po vazhdojnë gjithashtu në Universitetin Cornell në Itaka, Nju Jork.
Gjatë ditëve të negociatave, studentëve iu ofruan mundësi të shumta për të lëvizur kampin ose do të përballeshin me sanksione.
"Ata refuzuan," tha presidentja Martha Pollack.
"Prandaj, do të vijnë pezullime të tjera të përkohshme”, tha ajo.