Uragani Idalia që goditi pjesën veriore të Floridës të Shteteve të Bashkuara, shkaktoi përmbytje në disa qytete duke e vështirësuar qarkullimin e njerëzve dhe të automjeteve. Disa rrugë u bllokuan tërësisht nga rrëzimi i drunjve. Uragani Idalia i kategorisë tre shkaktoi erëra deri në 201 kilometra në orë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Florida pas uraganit Idalia
1
Njerëzit duke ecur nëpër ujërat e përmbytjeve nga uragani Idalia në Shën Petersburg, Florida, më 30 gusht 2023.
2
Pamje e një peme të rrëzuar pas mbërritjes së uraganit Idalia, në Mayo, Florida.
3
Një automjet duke lëvizur nëpër një rrugë të përmbytur si pasojë e uraganit Idalia në Tarpon Springs, Florida, SHBA, 30 gusht 2023.
4
Pamje e rrugëve të përmbytura si pasojë e uraganit Idalia në Hudson, Florida.