"Duhej të ishin larguar më herët": Ushtarët ukrainas shpëtojnë civilët rreth Bahmutit
Derisa beteja e përgjakshme për qytetin e shkatërruar të Bahmutit dhe qytetin fqinj Çasiv Jar po vazhdon, ushtarët ukrainas dhe vullnetarët vazhdojnë të shpëtojnë civilët e bllokuar në zonën e konfliktit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13
Një ushtar ukrainas drejton një vullnetar nëpër peizazhin e shkatërruar të Çasiv Jarit me shpresën për t'i bindur banorët e mbetur që të evakuohen. Vlerësohet se kanë mbetur 1.500 banorë, shumica e të cilëve i kalojnë ditët të fshehur në bodrume pa energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm.