Rrethimi i Gazës: Ushtarët izraelitë në ndjekje të militantëve të Hamasit
Izraeli thotë se forcat e tij e kanë rrethuar Qytetin e Gazës, shtëpi e një të tretës së popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Rripit të Gazës, dhe pritet ta sulmojnë atë së shpejti, në kuadër të fushatës së tyre për t'i shfarosur militantët e grupit palestinez Hamas, të cilët ia mësynë qytezave izraelite, ku vranë qindra civilë, mbi një muaj më parë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Nënkoloneli izraelit, Ido, duke shikuar nëpër një dhomë gjumi të dëmtuar nga luftimet, e cila ndodhet, siç pretendon ai, mbi një punishte që përdorej për prodhimin e armëve brenda një ndërtese banimi nga grupi militant palestinez, Hamas, në veri të Rripit të Gazës, më 8 nëntor 2023.

2
Ushtarët izraelitë brenda një objekti pothuajse të shkatërruar në mes të pushtimit të vazhdueshëm tokësor kundër grupit militant palestinez, Hamas, në veri të Rripit të Gazës, 8 nëntor 2023.

3
Ushtarët izraelitë brenda një punishteje, për të cilën ata pretendojnë se është përdorur nga Hamasi, për prodhimin e armëve dhe ndodhet në katet e poshtme të një ndërtese banimi në veri të Rripit të Gazës më 8 nëntor.

4
Një ushtar izraelit qëndron pranë gjërave që gjetën brenda punishtes, për të cilën ata pretendojnë se përdorej për prodhimin e armëve, në katet e poshtme të një ndërtese banimi në veri të Rripit të Gazës më 8 nëntor.