Guvernatori ushtarak ukrainas: Të gjitha urat për në Severodonjeck janë "shkatërruar"

Severodonjeck, rajoni i Luhanskut, Ukrainë. Foto: 8 qershor, 2022.
Të gjitha urat jashtë qytetit lindor Ukrainas, Severodonjeck, janë shkatërruar dhe kushtet për njerëzit që mbeten në qytet janë "jashtëzakonisht të vështira", tha për Radion Evropa e Lirë, Serhiy Hayday, guvernatori ushtarak për rajonin e Luhanskut.
“Të gjitha urat janë shkatërruar, kështu që sot është fatkeqësisht e pamundur të sjellësh diçka në qytet”, tha Serhiy Hayday, duke shtuar se evakuimet nuk janë të mundshme.
Forcat ruse kanë shkatërruar gjithë infrastrukturën për gaz, ujë dhe energji elektrike, tha ai, duke vënë në dukje se kishte gjithashtu "probleme të mëdha" me kujdesin mjekësor.
Sipas tij, ushtria ruse aktualisht kontrollon 70 për qind deri në 80 për qind të Severodonjeckut.
Ai shtoi në Facebook se Severodonjeck nuk është i bllokuar, dhe se ka komunikim me qytetin.
Ushtria ukrainase tha më 13 qershor, se forcat e saj u tërhoqën nga qendra e Severodonjeckut, qyteti i Donbasit, i cili ka parë beteja të egra mes forcave ukrainase dhe ruse që luftojnë për ta kontrolluar atë.
Eduard Basurin, një figurë e lartë separatiste, tha se Severodonjecku është bllokuar "de fakto" pasi forcat ruse hodhën në erë urën "e fundit" që e lidh atë me Lisiçanskun, qyteti i tij binjak përtej lumit Siverskiy Donets.
Hayday komentoi gjithashtu në lidhje me situatën në fabrikën kimike të azotit në Severodonjeck, ku thuhet se janë strehuar qindra civilë, të cilët thuhet se ishte "granatuar rëndë".
Në vijën e parë të frontit në Severodonjeck
1/8Një tank ukrainas në një pozicion në vijën e parë gjatë luftimeve të ashpra në qytetin Severodonjeck më 8 qershor.
Beteja për qytetin lindor të Ukrainës, Severodonjeck, mund të jetë vendimtare për fatin e Donbasit, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy, pasi forcat ruse përqendruan fuqinë e tyre të artilerisë në qendrën industriale të rëndësishme strategjike. Qyteti ka qenë në qendër të luftimeve për javë të tëra.
2/8Një ushtar ukrainas shikon betejën që po zhvillohet poshtë tij në qytetin Severodonjeck.
Beteja për qytetin lindor të Ukrainës, Severodonjeck, mund të jetë vendimtare për fatin e Donbasit, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy, pasi forcat ruse përqendruan fuqinë e tyre të artilerisë në qendrën industriale të rëndësishme strategjike. Qyteti ka qenë në qendër të luftimeve për javë të tëra.
3/8Një ushtar ukrainas vrapon i përkulur për t'u mbrojtur.
Beteja për qytetin lindor të Ukrainës, Severodonjeck, mund të jetë vendimtare për fatin e Donbasit, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy, pasi forcat ruse përqendruan fuqinë e tyre të artilerisë në qendrën industriale të rëndësishme strategjike. Qyteti ka qenë në qendër të luftimeve për javë të tëra.
4/8Një ushtar ukrainas duke qëndruar në pozicionin e tij.
Beteja për qytetin lindor të Ukrainës, Severodonjeck, mund të jetë vendimtare për fatin e Donbasit, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy, pasi forcat ruse përqendruan fuqinë e tyre të artilerisë në qendrën industriale të rëndësishme strategjike. Qyteti ka qenë në qendër të luftimeve për javë të tëra.
5/8Një ushtar ukrainas duke shikuar objektivat në fushën e betejës në Severodonjeck.
Beteja për qytetin lindor të Ukrainës, Severodonjeck, mund të jetë vendimtare për fatin e Donbasit, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy, pasi forcat ruse përqendruan fuqinë e tyre të artilerisë në qendrën industriale të rëndësishme strategjike. Qyteti ka qenë në qendër të luftimeve për javë të tëra.
6/8Një ushtar ukrainas shikon një ekran të dronit që tregon pozicionet e trupave ruse gjatë luftimeve të ashpra në vijën e frontit në Severodonjeck. Është dëshmuar se dronët janë treguar veçanërisht të dobishëm për të dyja palët në luftën e tyre për kontrollin e qytetit strategjik.
Beteja për qytetin lindor të Ukrainës, Severodonjeck, mund të jetë vendimtare për fatin e Donbasit, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy, pasi forcat ruse përqendruan fuqinë e tyre të artilerisë në qendrën industriale të rëndësishme strategjike. Qyteti ka qenë në qendër të luftimeve për javë të tëra.
7/8Ushtarë ukrainas duke bërë një pushim të shkurtër në një moment qetësie nga luftimet e ashpra në vijën e frontit në Severodonjeck.
Beteja për qytetin lindor të Ukrainës, Severodonjeck, mund të jetë vendimtare për fatin e Donbasit, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy, pasi forcat ruse përqendruan fuqinë e tyre të artilerisë në qendrën industriale të rëndësishme strategjike. Qyteti ka qenë në qendër të luftimeve për javë të tëra.
8/8Mbetjet e makinave të djegura shihen përgjatë një rruge, gjatë luftimeve të ashpra në vijën e frontit në Severodonjeck. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, deklaroi se, "kjo është një betejë shumë e ashpër, shumë e vështirë. Ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte. U jam mirënjohës të gjithë ata të cilët janë duke mbrojtur veten, në këtë drejtim. Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje pikërisht tani”.
Beteja për qytetin lindor të Ukrainës, Severodonjeck, mund të jetë vendimtare për fatin e Donbasit, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy, pasi forcat ruse përqendruan fuqinë e tyre të artilerisë në qendrën industriale të rëndësishme strategjike. Qyteti ka qenë në qendër të luftimeve për javë të tëra.
Previous slide
Next slide
Luftëtarët separatistë të mbështetur nga Moska thanë gjatë fundjavës se kishin rrethuar uzinën dhe pretenduan se mbrojtësit ukrainas ishin bllokuar atje.
Pretendimet nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij me video, më 13 qershor, se beteja për Severodonjeckun po merrte numër të madh jetësh.
"Kostoja njerëzore e kësaj beteje është shumë e lartë për ne. Është thjesht e tmerrshme," tha Zelenskiy.
Ai u tha ukrainasve se "qëllimi kryesor taktik" i Rusisë nuk kishte ndryshuar dhe se mbrojtësit e këtij shteti janë duke luftuar për “secilin metër” të qytetit.
“Qëllimi kyç i pushtuesve nuk ka ndryshuar. Ata janë duke rritur presionin në Severodonjeck, atje ka luftime të ashpra – për secilin metër”, ka thënë ai.
Pavarësisht rritjes së presionit, Zelensky ka thënë se forcat ukrainase jane duke penguar trupat ushtarake ruse nga marrja e Donbasit.
“Ju kujtohet sesi në Rusi, në fillim të muajit maj ata shpresonin të merrnin kontrollin e rajonit lindor të Donbasit?” ka pyetur Zelensky.
“Është dita e 108-të e luftës, jemi në qershor. Donbasi ende po mbahet”.
Severodonjecku ka mbetur pikë kritike e luftimeve, të cilat sipas Kievit do të përcaktojnë rezultatin e luftës së paprovokuar që ka nisur Rusia në Ukrainë më 24 shkurt.