Një sulm i ushtrisë ruse me raketa në një muze në qytetin lindor të Ukrainës, Kupjansk, vrau së paku dy persona dhe plagosi 10 të tjerë.
Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Harkivit, Oleh Synyehubov, i tha Radios Evropa e Lirë se sulmi i 25 prillit në qendër të qytetit Kupjansk përfshinte raketa të llojit S-300 - njëra prej të cilave goditi Muzeun e Historisë Lokale.
Synyehubov tha se operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar.
“Vendi terrorist po bën gjithçka për të na shkatërruar plotësisht. Historinë tonë, kulturën tonë, popullin tonë. Vrasje e ukrainasve me metoda absolutisht barbare”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Në një tjetër zhvillim, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, i përshkroi luftimet e vazhdueshme në qytetin e Bahmutit si një “proces dinamik”.
“Ne mund t’i humbasim pozicionet në betejë sot, dhe t’i rifitojmë ato të nesërmen. Kjo është arsyeja përse ushtria do të flasë për rezultatin pasi të përfundojë operacioni”, tha Malyar.
Komentet e saj vijnë një ditë pasi komandantët ukrainas mohuan pretendimet se mercenarët e grupit rus, Wagner, kontrollojnë pothuajse plotësisht qytetin.
Në Uashington, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, paralajmëroi se forcat ruse mund t’i shtojnë sulmet sapo të fillojë ngrohja e motit.
“Ne e dimë se në pranverë, kur moti përmirësohet - dhe ai tashmë ka filluar të përmirësohet - mund të presim që rusët të nisin ofensiva të reja në disa zona”, tha Kirby.
Bahmuti është skenë e luftimeve të ashpra tash e sa muaj.
Beteja disamujore për Bahmutin
1/11Forcat ukrainase duke sulmuar me tank T-72 pozicionet ruse në vijën e frontit në Bahmut më 26 mars.
Një ditë më herët, komandanti kryesor i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, tha se situata në dhe përreth Bahmutit është “stabilizuar” pavarësisht se mercenarët rusë të Grupit Wagner po udhëheqin sulmin për kapjen e këtij qyteti të rrënuar.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
2/11Bahmuti, që gjendet në mes të dy rrugëve kryesore, para nisjes së luftës kishte një popullsi prej 70.000 banorësh. Tani, ky qytet është pothuajse i shkatërruar tërësisht nga luftimet intensive.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
3/11Ushtarët ukrainas në llogoret përgjatë vijës së frontit.
Forcat ruse dhe mercenarët nuk kanë qenë në gjendje të rrethojnë ushtarët ukrainas, pavarësisht se mbrojtësit ukrainas janë më të pakët në numër dhe kanë më pak armatime.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
4/11Ushtarët ukrainas duke lëvizur me një autoblindë.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
5/11Helikopterët ukrainas të llojeve Mi-8 dhe Mi-24 duke kryer misione ndaj caqeve ruse.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
6/11Ushtarët ukrainas duke sulmuar me mortajë pozicionet ruse.
Beteja për Bahmutin është cilësuar si “kasaphane” për shkak të sulmeve të dhunshme dhe të përgjakshme me artileri dhe këmbësori.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
7/11Një ushtar ukrainas duke pushuar në një strehimore përgjatë vijës së frontit.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
8/11Një ushtar ukrainas në një strehimore afër vijës së frontit, duke mbajtur në duar një libër të shenjtë, gjysmë të djegur.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
9/11Një ushtar ukrainas nga brigada e 28-të duke qëndruar në pozicionin e tij në afërsi të vijës së frontit më 24 mars.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
10/11Një ushtar ukrainas nga brigada e 28-të duke sulmuar me granatahedhës pozicionet ruse.
Rusia, që i referohet Bahmutit me emrin e epokës sovjetike, Artiomovsk, ka thënë se kapja e këtij qyteti është thelbësore për të kompletuar kapjen e rajonit industrial të Donbasit, që është qëllimi kryesor i saj në luftë.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
11/11Një ushtar i plagosur ukrainas duke bërë me dorë simbolin e fitores.
Pavarësisht humbjeve të mëdha, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, tha më 27 mars se mbrojtja e Bahmutit është “nevojë ushtarake”, teksa ai lavdëroi rezistencën e forcave të tij në “kushte jashtëzakonisht të vështira”.