Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Shkollimi dhe hixhabi - vajzat në Kazakistan braktisin shkollën


Sulsezim Samat, 13-vjeçare nuk ka shkuar në shkollë që nga mesi i tetorit, kur asaj i kishin thënë se duhet ta hiqte shaminë përpara se të hynte në klasë, në fshatin e saj kazak, Qapeaev.

Shkolla në provincës perëndimore të Kazakistanit, sikurse të gjitha institucionet tjera edukative nën nivelin universitar, po zbatojnë një rregull zyrtar nga Ministria e Edukimit që ndalon veshjet fetare në shkolla.

Më 14 janar, rregulli i bëri të detyrueshme uniformat në shkolla dhe ndaloi veshjet islame, si shaminë apo hixhabin. Ligji hyri në fuqi që nga 1 shtatori, datë që përkon me fillimin e vitit të ri akademik.

Derisa shumica e studentëve në vendin me shumicë myslimane i janë përmbajtur ligjit dhe kanë hequr shamitë, një numër i vogël i prindërve në provincën perëndimore të Kazakistanit, po kërkojnë që gjykata të revokojë ndalesën, me pretendimin se është jokushtetuese.

Kërkesa të njëjta janë adresuar edhe nga prindërit në provinca të ndryshme në Kazakistanin jugor.

Derisa kjo kërkesë po shqyrtohet, qindra studente femra, që refuzuan masat, tashmë për disa javë nuk po marrin pjesë në procesin mësimor.

“Vetëm një copë veshje”

Rregulli i ri ishte diskutuar gjatë takimeve me komitetin e prindërve përpara implementimin, thotë zëvendësguvernatori i distriktit të Akzhaik, Tlekkabyl Gabdushev.

Sipas tij, vajzat që u pajtuan të heqin shaminë “po vijnë në shkolla, po studiojnë, luajnë pa asnjë problem”.

Babai i Samatit, Berikbek Samat, i cili punon në atë shkollë si mësues i edukatës fizike, është i bindur që vajza e tij të mos i përmbahet rregullit të ndalimit të shamisë.

“Shamia në kokë është vetëm një copë veshjeje”, tha ai, duke shtuar se kjo nuk e pengon mësimin.

Berikbeb Samat, një mësues nga fshati Chapaev së bashku me vajzën e tij. Vajza tjetër e tij, nuk po lejohet të shkojë në shkollë sepse bartë shami.
Berikbeb Samat, një mësues nga fshati Chapaev së bashku me vajzën e tij. Vajza tjetër e tij, nuk po lejohet të shkojë në shkollë sepse bartë shami.

Berikbek Samat, thotë se gruaja e tij, mësuese e gjuhës kazake, nuk mund të punësohet për shkak të “shamisë në kokën e saj”.

Ende nuk është e qartë sa studentë kazakë janë larguar nga shkollat, por zyrtarë të arsimit thonë se shumë prindër që fillimisht kanë refuzuar, tashmë po i pranojnë kushtet.

Sipas departamentit të edukimit në qytet, vetëm 40 nga 120 vajza që mbanin hixhab e kanë hequr atë.

Departamenti thotë se do t’u shqiptojë dënim prindërve për mospërmbajtje ndaj rregullit dhe të njëjtit do të dërgohen përpara autoriteteve të drejtësisë.

“Askush nuk është dënuar deri më tani”, thotë Svetlana Bakhisheva, udhëheqëse e departamentit të edukimit.

Ndonëse Kushtetuta e Kazakistanit garanton të drejtën e praktikimit të besimit të lirë, ligji për ndalimin e shamisë ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet.

Zyrtarët kazakë, kanë ngritur shqetësime rreth kërcënimeve nga grupet fetare, të cilat fajësojnë “lëvizjen fetare radikale” për një sulm me armë në një dyqan në qershor të vitit 2016-të.

Sipas presidentit të vendit, Nursultan Nazarbaev, numri i vajzave që po mbulohen tërësisht me veshje të zeza fetare po rritet, dhe sipas tij kjo nuk “përkon” me traditën e Kazakistanit.

“Kazakët veshin rroba të zeza vetëm në funerale” shtoi Nazarbaev, ndonëse nuk përmendi ndonjë ndalesë të të veshjeve islame.

Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev
Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev

Uniforma në shkollat në Kazakistan është vendosur në pajtim me komitetin e prindërve.

Derisa rregulli për uniforma nuk e specifikon ndalimin e shamisë, nuk lejon veshje fetare apo simbole të vishen me uniformë.

Përgatiti: Linda Gjokaj
XS
SM
MD
LG