Ndërlidhjet

Vaksinimi në Kosovë mund të bëhet pa termin


Fotografi arkivi: Një qytetare e Kosovës duke u vaksinuar kundër koronavirusit.
Fotografi arkivi: Një qytetare e Kosovës duke u vaksinuar kundër koronavirusit.

Qytetarët e Kosovës, nga data 5 nëntor, mund të vaksinohen kundër koronavirusit pa caktuar termin paraprakisht.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të enjten se “qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim”.

Deri më tash, ata është dashur të caktojnë terminin në platformën online eKosova, për t’u vaksinuar në komunën ku banojnë.

Vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të marsit.

Deri të enjten janë dhënë mbi 1.5 milion vaksina, ndërsa mbi 735,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Këtë javë, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka miratuar vaksinimin edhe të fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç, pasi deri më tash kanë mundur të vaksinohen vetëm personat mbi 16 vjeç.

Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca - të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Ministria e Shëndetësisë kujtoi se “këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile”, për çka, siç tha, nuk duhet caktuar termin paraprakisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG