Ndërlidhjet

Serbia siguron llojin e pestë të vaksinës kundër koronavirusit


Vaksina e kompanisë amerikane Moderna
Vaksina e kompanisë amerikane Moderna

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka siguruar llojin e pestë të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania farmaceutike amerikane, Moderna.

Vuçiq tha të enjten se dozat e kësaj vaksine do të arrijnë në Serbi në tetor.

Qytetarët serbë janë vaksinuar deri më tash me vaksina të siguruara nga Rusia dhe Kina, si dhe nga kompania amerikane Pfizer/BioNTech dhe ajo anglo-suedeze AstraZeneca.

Vuçiq tha se Serbia, në këtë moment, ka 1.3 milion vaksina kundër koronavirusit, të cilat janë në dispozicion për qytetarët.

Ai u bëri thirrje epidemiologëve që të marrin vendim, nëse qytetarët duhet të vaksinohen me dozën e tretë ose jo.

“U bëj thirrje njerëzve që të vaksinohen, sigurisht do të na duhet edhe doza e tretë”, tha Vuçiq.

Ditë më parë, kompania farmaceutike Pfizer ka thënë se do të kërkojë nga autoritetet shëndetësore miratimin e dozës së tretë përforcuese.

Kompania ka përmendur një rrezik në rritje të infeksionit gjashtë muaj pas imunizimit me dy doza, por nuk i ka ndarë ende të dhënat që tregojnë për atë rrezik.

Vuçiq tha të enjten se në ditët në vijim, Instituti “Torlak” i Serbisë do të nxjerrë serinë e parë të vaksinës ruse Sputnik V, ndërsa, muajin e ardhshëm, shtoi ai, do të vendoset gurthemeli i fabrikës për prodhimin e vaksinës kineze Sinopharm në Serbi.

XS
SM
MD
LG