Ndërlidhjet

Vala e të nxehtit "duhet të shërbejë si zile zgjimi"


Njerëzit duke u freskuar nëpër fontana në Londër.

Udhëheqësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Motin, Petteri Taalas, ka thënë të martën se shpreson që vala e të nxehtit në Evropë dhe temperaturat që kanë thyer rekorde në Britani, do të shërbejnë si “zile zgjimi” për qeveritë dhe që votuesit të bëjnë më shumë për ndryshimet klimatike.

Taalas ka thënë të martën se “trendi negativ” i valëve të të nxehtit pritet të vazhdojë për dekada, “të paktën deri më 2060 – pavarësisht përpjekjeve për të zbutur ndikimin tonë në çështje të klimës”.

Ai ka thënë se bota e ka përshpejtuar procesin në atmosferë, duke injektuar shumë gazra serrë.

"Apokalips i të nxehtit": Zjarret e egra përcëllojnë Evropën
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00

Sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara, të njëjtat kategori njerëzish që janë më të cenueshme ndaj koronavirusit, rrezikohen edhe nga moti i nxehtë: të moshuarit, të sëmurët dhe njerëzit me probleme të frymëmarrjes.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar të martën temperaturën më të lartë në histori – 40.2 gradë Celsius në aeroportin Heathrow të Londrës.

Belgjika, Holanda dhe Gjermania janë duke u përballur po ashtu me temperatura të larta, derisa zjarret pyjore vazhdojnë të kërcënojnë disa pjesë të Francës dhe Spanjës.

I nxehti ekstrem, i nxitur nga ndryshimet klimatike, është duke u ashpërsuar dhe duke i bërë më të shpeshta valët e të nxehtit, kanë paralajmëruar shkencëtaret.

Sipas Organizatës Botërore për Mot, vala e të nxehtit në Evropë do të ketë pikun ditën e martë, mirëpo temperaturat mbi normalen do të vazhdojnë edhe në mesin e javës tjetër.

XS
SM
MD
LG