Ndërlidhjet

Valuta afgane shënon rënien më të madhe në dy dekada


Valuta kombëtare e Afganistanit, afgani.
Valuta kombëtare e Afganistanit, afgani.

Valutës kombëtare të Afganistanit, afgani, i ka rënë vlera kundrejt dollarit amerikan, në nivelin më të ulët në dy dekadat e fundit, ndërkohë që ekonomia e këtij shteti përballet me shumë vështirësi, prej marrjes së pushtetit nga talibanët, në gusht të këtij viti.

Më 14 nëntor, shkalla e këmbimit është thënë se ka qenë 95 afgani për një dollarë.

Dy ditë më herët, nëpër këmbimore, një dollarë është blerë për 91.5 afgani.

Valuta e re kombëtare e Afganistanit është printuar për herë të parë në Gjermani më 2002, dhe për një dollarë janë këmbyer 43 afgani.

Para marrjes së pushtetit nga talibanët, Qeveria paraprake në Kabul ka përkrahur tregun duke injektuar vazhdimisht dollarë për të mundësuar qarkullimin.

Mirëpo prej kur talibanët drejtojnë këtë shtet, shumë vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë ngrirë fondet afgane nëpër banka dhe kanë pezulluar mbështetjen financiare që i është ndarë Qeverisë së kaluar.

Me rënie të vlerës së valutës komvëtare, çmimet e naftës dhe ushqimeve pritet të rriten po ashtu, njëjtë sikurse vlera e produkteve të importuara.

XS
SM
MD
LG