Ndërlidhjet

Vdiq ish-senatori amerikan, Bob Dole

Senatori Bob Dole
Senatori Bob Dole

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare, njoftoi familja e tij.

"Senatori Robert Joseph Dole vdiq në gjumë, mëngjesin e sotëm".

"Ai u ka shërbyer me besnikëri Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 79 vjet”, tha familja e tij përmes një deklarate.

Në muajin shkurt të këtij viti, senatori Dole ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

"Kam disa vështirësi përpara, por gjithashtu e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore", ka thënë atëbotë Dole.

Ai ka kaluar një çerek shekulli në Senatin amerikan, ku, për disa vite, ka shërbyer si udhëheqës i shumicës.

Në vitin 1996 ka qenë kandidat i Partisë Republikane për president të SHBA-së, por ka humbur kundrejt demokratit Bill Clinton.

Ai ka kërkuar nominimin presidencial të partisë së tij edhe në vitin 1980 dhe në vitin 1988, ndërsa ka qenë kandidat për zëvendëspresident në vitin 1976.

Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, ndërsa në gusht të vitit 2020, për nder të angazhimit të tij për Kosovën, busti i tij është ​vendosur në Prishtinë.

Inaugurohet busti i senatorit Bob Dole në Prishtinë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:45 0:00

Në atë kohë, përmes një video-mesazhi, Dole ka shprehur mirënjohjen për inaugurimin e bustit.

"Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën e para 30 vjetëve. Tridhjetë vjet kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t'u bërë edhe më të fortë", ka thënë Dole.

Angazhimi i ish-senatorit Dole për Kosovën

Ish-senatori Bob Dole gjatë takimit në Uashington me një delegacion nga Kosova për të drejtat e njeriut më 24 qershor 1998. Në delegacionin e Kosovës bënin pjesë Vjosa Dobruna, Afërdita Kelmendi dhe Natasha Kandiq.

1/8 Ish-senatori Bob Dole gjatë takimit në Uashington me një delegacion nga Kosova për të drejtat e njeriut më 24 qershor 1998. Në delegacionin e Kosovës bënin pjesë Vjosa Dobruna, Afërdita Kelmendi dhe Natasha Kandiq.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole vdiq më 5 dhjetor 2021. Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, vizitë e cila, siç ka deklaruar më vonë në një postim në Twitter, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”. Në vitet pasuese, Dole disa herë kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me krerët politikë. Për nder të angazhimit të tij për Kosovën, më 2020 në Prishtinë u vendos busti i tij.
Takimi ndërmjet Ibrahim Rugovës dhe Bob Dole në Prishtinë më 5 shtator 1998.

2/8 Takimi ndërmjet Ibrahim Rugovës dhe Bob Dole në Prishtinë më 5 shtator 1998.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole vdiq më 5 dhjetor 2021. Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, vizitë e cila, siç ka deklaruar më vonë në një postim në Twitter, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”. Në vitet pasuese, Dole disa herë kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me krerët politikë. Për nder të angazhimit të tij për Kosovën, më 2020 në Prishtinë u vendos busti i tij.
Ish-senatori Bob Dole, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger gjatë dëshmisë së tyre para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve më 10 mars 1999. Zyrtarët amerikanë dëshmuan për dërgimin e trupave amerikane në Kosovë si dhe diskutuan për dështimin e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin, Richard Holbrook që ta bindë liderin e atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq që ta pranojë një marrëveshje të paqes me Kosovën.

3/8 Ish-senatori Bob Dole, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger gjatë dëshmisë së tyre para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve më 10 mars 1999. Zyrtarët amerikanë dëshmuan për dërgimin e trupave amerikane në Kosovë si dhe diskutuan për dështimin e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin, Richard Holbrook që ta bindë liderin e atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq që ta pranojë një marrëveshje të paqes me Kosovën.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole vdiq më 5 dhjetor 2021. Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, vizitë e cila, siç ka deklaruar më vonë në një postim në Twitter, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”. Në vitet pasuese, Dole disa herë kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me krerët politikë. Për nder të angazhimit të tij për Kosovën, më 2020 në Prishtinë u vendos busti i tij.
Ish-senatori amerikan, Bob Dole së bashku me të dërguarin e SHBA-së për Kosovën, Christopher Hill gjatë një takimi në Shkup më 5 mars 1999 me një delegacion të Kosovës. Kosovën në këtë takim e përfaqësuan Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Veton Surroi dhe Edita Tahiri. Takimi u mbajt në Shkup pasi autoritetet e atëhershme të Jugosllavisë nuk ia kishin dhënë vizën me kohë ish-senatorit Dole.

4/8 Ish-senatori amerikan, Bob Dole së bashku me të dërguarin e SHBA-së për Kosovën, Christopher Hill gjatë një takimi në Shkup më 5 mars 1999 me një delegacion të Kosovës. Kosovën në këtë takim e përfaqësuan Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Veton Surroi dhe Edita Tahiri. Takimi u mbajt në Shkup pasi autoritetet e atëhershme të Jugosllavisë nuk ia kishin dhënë vizën me kohë ish-senatorit Dole.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole vdiq më 5 dhjetor 2021. Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, vizitë e cila, siç ka deklaruar më vonë në një postim në Twitter, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”. Në vitet pasuese, Dole disa herë kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me krerët politikë. Për nder të angazhimit të tij për Kosovën, më 2020 në Prishtinë u vendos busti i tij.
Ish-senatori Dole gjatë vizitës më 3 korrik 1999 në një kamp të refugjatëve në afërsi të Shkupit, u takua me refugjatët shqiptarë të Kosovës.

5/8 Ish-senatori Dole gjatë vizitës më 3 korrik 1999 në një kamp të refugjatëve në afërsi të Shkupit, u takua me refugjatët shqiptarë të Kosovës.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole vdiq më 5 dhjetor 2021. Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, vizitë e cila, siç ka deklaruar më vonë në një postim në Twitter, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”. Në vitet pasuese, Dole disa herë kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me krerët politikë. Për nder të angazhimit të tij për Kosovën, më 2020 në Prishtinë u vendos busti i tij.
Ish-senatori Bob Dole gjatë vizitës në Prishtinë më 4 korrik 1999.
6/8 Ish-senatori Bob Dole gjatë vizitës në Prishtinë më 4 korrik 1999.
Ish-senatori amerikan, Bob Dole vdiq më 5 dhjetor 2021. Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, vizitë e cila, siç ka deklaruar më vonë në një postim në Twitter, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”. Në vitet pasuese, Dole disa herë kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me krerët politikë. Për nder të angazhimit të tij për Kosovën, më 2020 në Prishtinë u vendos busti i tij.
Vizita e ish-senatorit Bob Dole në Prishtinë më 29 gusht 2000. Atëbotë, ai ishte edhe kryetar i Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

7/8 Vizita e ish-senatorit Bob Dole në Prishtinë më 29 gusht 2000. Atëbotë, ai ishte edhe kryetar i Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole vdiq më 5 dhjetor 2021. Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, vizitë e cila, siç ka deklaruar më vonë në një postim në Twitter, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”. Në vitet pasuese, Dole disa herë kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me krerët politikë. Për nder të angazhimit të tij për Kosovën, më 2020 në Prishtinë u vendos busti i tij.
Më 30 gusht të vitit 2020, për nder të angazhimit të ish-senatorit Bob Dole, në Prishtinë u inaugurua busti i tij. Inaugurimi i këtij busti përkoi me 30-vjetorin e vizitës së delegacionit amerikan në Kosovë, që ishte udhëhequr nga Dole.

8/8 Më 30 gusht të vitit 2020, për nder të angazhimit të ish-senatorit Bob Dole, në Prishtinë u inaugurua busti i tij. Inaugurimi i këtij busti përkoi me 30-vjetorin e vizitës së delegacionit amerikan në Kosovë, që ishte udhëhequr nga Dole.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole vdiq më 5 dhjetor 2021. Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, vizitë e cila, siç ka deklaruar më vonë në një postim në Twitter, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”. Në vitet pasuese, Dole disa herë kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me krerët politikë. Për nder të angazhimit të tij për Kosovën, më 2020 në Prishtinë u vendos busti i tij.
Previous slide
Next slide

Në një postim në Twitter, më 30 gusht të vitit 2020, Dole ka shkruar:

"Tridhjetë vjet më parë, unë dhe kolegët e mi kemi udhëtuar për herë të parë në Prishtinë. Askush nga ne nuk mund ta dinte se ky do të ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës".

Më 30 nëntor, Dole ka bërë postimin e fundit në Twitter për Kosovën, duke paralajmëruar një program të Institutit Dole për historinë e Kosovës.

"Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën", ka shkruar Dole.

Prsidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu pikëllimin e saj për vdekjen e senatorit Dole, të cilin e përshkroi si "hero lufte, politikan të respektuar dhe mbështetës të lirisë në të gjithë botën".

"Në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi", shkroi Osmani në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter tha se ish-senatori Dole ishte një "përkrahës krucial i lirisë së Kosovës", teksa i shprehu ngushëllime familjes Dole dhe popullit amerikan për ndarjen nga jeta të ish-senatorit, Bob Dole.

XS
SM
MD
LG