Ndërlidhjet

Vdiq gazetari që u qëllua në qendër të Amsterdamit


Gazetari Peter R de Vries
Gazetari Peter R de Vries

Gazetari i shquar i krimit në Holandë, Peter R de Vries, i cili është qëlluar dhe plagosur rëndë në qendër të Amsterdamit, nëntë ditë më parë, ka vdekur, njoftuan të enjten të afërmit e tij.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat thuhet se “Peter ka luftuar deri në fund, por nuk ka arritur të fitojë betejën”.

De Vries, 64 vjeç, është qëlluar në kokë disa minuta pasi ka lënë një studio televizive.

Në të kaluarën, gazetarit i është dhënë mbrojtje nga policia, pasi ka marrë kërcënime, për shkak të përfshirjes në çështje penale si gazetar hulumtues.

Komisionarja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviq, tha se vdekja e gazetarit është një “lajm i tmerrshëm dhe shkatërrues”.

“Peter ka jetuar me bindjen: ‘Me një gju të përkulur nuk ka asnjë mënyrë të jesh i lirë’. Ngushëllime familjes dhe gjithë gazetarëve!”, shkroi Mijatoviq në Twitter.

Policia në Holandë ka thënë më herët se sulmuesi i dyshuar është një shtetas holandez, 21 vjeç.

XS
SM
MD
LG