Kanalet e Venecias mbesin pa ujë
Kanalet në Venecia, të cilat normalisht përballen me përmbytje, pothuajse janë tharë, duke e bërë të pamundur lundrimin e gondolave nëpër kanale. Moti ka shtuar shqetësimet se Italia mund të përballet me një tjetër thatësirë nga ajo e verës së kaluar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Venecia po përballet me batica jashtëzakonisht të ulëta, gjë që po i pengon gondolat, taksitë e ujit dhe ambulancat të lundrojnë në disa nga kanalet e saj të famshme.

2
Problemet në Venecia janë shkaktuar nga një sërë faktorësh, si mungesa e shiut, një sistem me presion të lartë, një hënë e plotë dhe rrymat detare, shkruan Reuters.

3
Turistët në Venecia në muajin shkurt 2023.

4
Lumenjtë dhe liqenet italiane, veçanërisht veriu i vendit, kanë probleme me mungesën e theksuar të ujit, njoftoi grupi mjedisor Legambiente.