Vepra e famshme e artit “praktikisht e shkatërruar” nga sulmet në Krime
Një panoramë e madhe që shfaqte një betejë të Luftës së Krimesë më 1853-1856 është dëmtuar rëndë nga një sulm ukrainas me dronë, sipas autoriteteve pushtuese ruse në Sevastopol.
5
Një detaj i panoramës, që përfshin modele dhe pikturë, i fotografuar në gusht të vitit 2015.
Një rikrijim tredimensional i veprës së Roubaudit u realizua në vitet ‘50 dhe u vendos në sallën e ekspozitës që është në formë rrethore. Është pikërisht kjo replikë që u dëmtua gjatë sulmit të 10 qershorit.

6
Një fragment i panoramës origjinale shihet në një kinema lokale në Sevastopol më 10 qershor.
Fragmentet origjinale të pikturës së famshme të Roubaudit ishin duke u përgatitur që të vendoseshin në ekspozitë në Sevastopol në kohën kur ndodhi sulmi me dronë më 10 qershor. Fragmentet ndodheshin në një ndërtesë të veçantë dhe nuk u dëmtuan gjatë incidentit.

7
Zjarrfikësit duke punuar në çatinë e ndërtesës ku gjendej panorama Rrethimi i Sevastopolit më 10 qershor.
Një zëdhënës i UNESCO-s u shpreh i alarmuar rreth raportimeve mbi sulmin me dron, përmes një emaili drejtuar Radios Evropa e Lirë. Por, ai shtoi se organizata “aktualisht nuk ka qasje në këtë zonë dhe nuk mund të verifikojë ende detajet e raportimeve”.

8
Seksione të veprës së artit pas heqjes nga ndërtesa e dëmtuar më 10 qershor.
Guvernatori në Sevastopol, që është vendosur nga Kremlini, Mikhail Razvozhayev, tha se “tashmë është e qartë se kryevepra e madhe e Franz Roubaud është shkatërruar pothuajse tërësisht”. Ai shtoi se vepra ishte digjitalizuar dhe “do të rikrijohet në formën e saj më të mirë”.
Ushtria e Ukrainës nuk ka komentuar lidhur me sulmin.