Krerët e shteteve, monarkët dhe udhëheqësit fetarë të botës zotërojnë disa prej automjeteve më të veçanta. Njihuni me një pjesë të tyre.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5Dukja duket të ketë qenë më prioritet sesa siguria gjatë dizajnimit të veturës së perandorit të Japonisë, Naruhito. Toyota ka krijuar një version unik, me çati të hapur, të limuzinës së saj luksoze Century, për paradën e kurorëzimit të udhëheqësit simbolik të Japonisë, në Tokio, në nëntorin e vitit 2019. Vetura pritet të shihet në publik përsëri, gjatë paraqitjeve të perandorit në ceremonitë e Lojërave Olimpike, në kryeqendrën japoneze.
6Papa Françesku është vozitur me vetura të ndryshme gjatë vizitave të tij nëpër botë, por ndoshta “papëmobili” më unik është ky automjet Karenjy, i prodhuar në Madagaskar, dhe i përdorur në shtatorin e vitit 2019. Karenjy, që do të thotë shëtitje në gjuhën madagaskane, është një kompani afrikane, e njohur për kamionët e tij që i përballojnë rrugët e vrazhda lokale. Një ekip prej 15 punonjësish kanë punuar pesë muaj për ta krijuar këtë automjet. Ai përmban një ndenjëse rrotulluese, flamuj të Vatikanit, dhe versione të arta të stemës së papës në dyert e tij të pasme.