Ndërlidhjet

Lajme

Bota regjistron mbi 4 milionë viktima me koronavirus

Një infermiere duke monitoruar gjendjen shëndetësore të një pacienti të infektuar me koronavirus.
Një infermiere duke monitoruar gjendjen shëndetësore të një pacienti të infektuar me koronavirus.

Mbi 4 milionë persona kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndonëse shifra zyrtare besohet se është më e vogël sesa numri i viktimave nëpër botë.

Shumë shtete janë duke raportuar për trende shqetësuese, teksa varianti Delta i koronavirusit, vazhdon të përhapet, duke shtyrë disa vende në Azi që të rikthejnë masat kufizuese, ndërkohë që shtetet e pasura hapen.

“Bota është në një pikë të rrezikshme në këtë pandemi”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Japonia pritet të nisë zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, duke përfshirë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio, vetëm disa javë para nisjes së Lojërave Olimpike Verore.

Organizatorët do të takohen më 8 dhe 9 korrik për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të spektatorëve në këto Lojëra, pasi ka shqetësime se numri i madh i atletëve dhe turmave të mëdha, mund të rrisin shkallën e infektimit.

Spektatorëve të huaj, veçse u është ndaluar të marrin pjesë në këtë organizim.

Rusia dhe Brazili fytafyt me virusin
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:16 0:00

XS
SM
MD
LG