Të paktën 43 persona të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi

Pamje nga zona e aksidentit në Greqi.
Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 43 persona, ndërsa të paktën 85 janë plagosur.
Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës.
Disa pjesë të trenit kanë dalë nga binarët dhe kanë marrë flakë.
Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior, Selanik.
“Kjo është një tragjedi e paimagjinueshme. Mendimet tona janë me familjarët e viktimave”, ka thënë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pasi e ka vizituar zonën e aksidentit.
“Mund të garantoj për një gjë, ne do ta gjejmë shkakun e kësaj tragjedie dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos ndodhë më kurrë”.
Presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, e ka ndërprerë vizitën në Moldavi, për t’u kthyer në vendin e saj.
Të mbijetuarit përshkruajnë ankthin e përjetuar
Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë.
“Ka pasur shumë pjesë të mëdha të çelikut”, ka thënë Vassilis Polyzos, banor lokal që ka shkuar menjëherë në skenën e aksidentit.
“Trenat janë shkatërruar plotësisht”.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjithë natën për të gjetur të mbijetuarit.
“Kemi dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë pasagjeri 28-vjeçar, Stergios Minenis, i cili ka dalë nga treni.
Përplasje vdekjeprurëse e trenave në Greqi
1/11Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 36 persona.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/11 Sipas raportimeve, edhe të paktën 85 persona të tjerë janë plagosur.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/11Ekipet e shpëtimit shihen duke punuar gjatë natës në vendin e aksidentimit të dy trenave.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/11Aksidenti mes dy trenave ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/11Një vinç, ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimtarët duke punuar në vendin e ngjarjes.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/11Vagonët e shkatërruar shihen jashtë shinave pas përplasjes së trenave në Luginën e Tempit pranë Larisës, Greqi më 1 mars 2023.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/11Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior, Selanik.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/11Një mjek duke trajtuar një udhëtare.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/11Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/11Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se situata ka qenë tepër e rëndë.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/11“Kemi dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë një udhëtar Stergios Minenis, i cili ka arritur të dalë nga treni.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
“Kemi rënë në krah derisa vagoni është ndalur. Ka pasur shumë panik. Kabllo, zjarr. Zjarri ka shpërthyer menjëherë. Zjarr ka pasur në të gjitha anët”, është cituar të ketë thënë Minenis, sipas agjencisë së lajmeve, Reuters.
“Për 10, 15 sekonda ka qenë kaos. Njerëzit duke u rrotulluar, kabllo të varura, dritare të thyera, njerëzit duke bërtitur”.
Një pasagjer ka thënë për televizionin Skai se “dritaret kanë shpërthyer menjëherë”, dhe “njerëzit kanë qenë të frikësuar”.
“Fatmirësisht, ne kemi arritur të hapim dyert dhe të ikim shpejt. Edhe në vagonët tjerë njerëzit kanë arritur të dalin, dhe njërin prej tyre e kanë marrë flakët”.
Pasagjeri tjetër, Angelos Tsiamouras, u ka thënë mediave lokale se shpërthimi është ndjerë si tërmet, derisa një tjetër, me emrin Lazos, i ka thënë gazetës Protothema, se nuk ka qenë i plagosur, por “i mbuluar me gjak nga njerëzit tjerë që kanë qenë afër”.
Vagonët e shkatërruar.
Ekipet e shpëtimit kanë thënë se situata ka qenë tepër e rëndë.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Është tragjike. Pesë orë më vonë, kemi nisur të gjejmë trupat”, ka thënë një pjesëtar i ekipit të shpëtimit.
“Po e përjetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur… të vdekur. Ne do të qëndrojmë këtu derisa të përfundojmë punët, derisa të gjejmë edhe njeriun e fundit”, ka thënë një tjetër vullnetar, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.